Flash

Vladaj: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do vijnë në ndihmë të Thethit

Lapsi.al 13 July 2025
Vladaj: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do vijnë

Bajraktari i Zef Vladaj ka folur pas mbajtjes së Kuvendit të Burrave të këtij fshati, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar aksionin e IKMT për heqjen e objekteve të vendosura pa leje në këtë fshat.

Vladaj, përfaqësues i Dukagjinit dhe kryetar i Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar, tha se Thethi i ka mirëpritur të gjithë dhe se nuk ishte e arsyeshme të bëhej ky aksion, pasi sipas tij “këtë gjë s’e ka bërë as serbi, turku dhe as gjermani”.

Ai tha se nëse aksioni nuk ndalet, ai do t’i bëjë thirrje diasporës, Dukagjinit, Kukësit, Malësisë së Madhe, dhe do t’i ketë këtu në Theth, para bashkisë e kudo tjetër.

Vladaj paralajmëroi kryeministrin që “mos guxo të shfrytëzosh rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin, sepse këto kulla që i kemi bërë, i kemi bërë me djersë, dhe do t’i mbrojmë edhe me gjak, siç thotë dhe rapsodi,” tha ai.

“Si ka shembur turku, as serbi, as gjermani, e me na i shemb sot këta? Kurrën e kurrës! Ta mbajë mend edhe kryeministri, edhe kushdo tjetër, se në Dukagjin – dhe jo vetëm në Dukagjin – por nga katër anët e Shqipërisë dhe gjithë diaspora, më kanë thënë: ‘Jemi gati për me ardhë dhe për me na mbështetë’. Unë jam i thjeshtë, por popullin tim do ta mbroj”, tha Vladaj.

“Një gjë e tillë duhej të bëhej me dialog dhe përshtatje me demokracinë. Ne jemi pro zbatimit të ligjit. Ia kam thënë edhe kryeministrit, edhe qeverisë vendore: nëse nuk do të hiqnin dorë, unë do njoftoj diasporën, Dukagjinin, Kukësin, Malësinë e Madhe dhe do t’i kem këtu në Theth, para bashkisë dhe kudo tjetër. Dhe do t’u them: ‘Mos guxoni me shfrytëzu rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin’. Këto kulla që i kemi bërë me djersë, do t’i mbrojmë edhe me gjak – thotë rapsodi”, tha ai.

“Pavarësisht se jam pro zbatimit të ligjit, jo me u dëmtu kështu. Menjëherë i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore, atij kryetarit të bashkisë që kur doli në fushatë tha: ‘Jam i Pecajt’. Po ku je i Pecajt ti, që na shembe shtëpitë? Se i Pecajt jam edhe unë. Kujt ja shemb shtëpitë Benet Beci, vëllait. Nuk duhej ta mbante kurrë këtë”, e mbylli fjalën Zef Vladaj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI