Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Deklaratat e Vjosa Osmanit acarojnë mikun e Vuçiçit, Richard Grenell

Lapsi.al 13 July 2025
Deklaratat e Vjosa Osmanit acarojnë mikun e Vuçiçit, Richard

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për “manipulim të fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump, pas deklaratës së saj për “informacione të besueshme” se presidenti Trump, ka parandaluar një sulm të Serbisë në Kosovë.

“Turp për Vjosa Omsnanin për manipulimin e fjalëve të Presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”. shkruan Grenell.

Komenti video/ A. Bushati: A e meritonte vërtetë Grenell një dekoratë nga shqiptarët?

Investigimi/ NYT: Fijet që luajti Grenell për idenë e vjetër të Trump për të investuar në Serbi

Pak kohë më parë Donald Trump tha se Serbia ishte gati të lëshohej për luftë, duke e renditur konfliktin Kosovë-Serbi mes disa konflikteve të tjera, që ai vetë i kishte shuar më parë.

Pas kësaj deklarate të Trump, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

"Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit", tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por "për zhvillime shumë, shumë të vona" u shpreh Osmani gjatë një vizite në Washington.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në shkurt të vitit 2023 e ka dekoruar Grenellin si një nga diplomatët e vetëm që i ka dalë në mbrojtje Serbisë. Grenell ka qenë një diplomat i implikuar në shkëmbimin e territoreve dhe në ndarjen e Kosovës. Ai ishte njeriu që i përdori interesat e saj në funksion të fushatës elektorale të Donald Trampit dhe nuk duhet harruar se organizoi grushtin politik të shtetit që organizoi për rrëzimin e qeverisë së zgjedhur demokratikisht me kryeministër Albin Kurtin.

Më e pakta që mund të thuhet në këtë situatë është se ish-i dërguari i Trump në Ballkanin Perëndimor, Grenell është i njohur për afërsinë që ka me Aleksandër Vuçiç dhe komenti i tij i fundit kundër OSmanit është konfirmimi i radhës që ai mbetet një avokat i interesave të Serbisë në politikën amerikane.

https://lapsi.al/2021/11/16/plas-ne-beograd-palmer-dhe-grenell-permenden-si-te-paguar-me-para-serbe/

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqe...

14:16

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI