Flash

Ndryshime të tjera në kupolën e policisë, drejtues të rinj në Korçë dhe Elbasan

Lapsi.al 13 July 2025
Ndryshime të tjera në kupolën e policisë, drejtues të

Gazetari Igli Çelmeta, raporton se Proda ka emëruar drejtor të Policisë së Korçës, Uljan Shpatarakun.

Ndërkohë Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta, pasi vetëm dy ditë më parë Proda kreu një valë tjetër lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione mes drejtuesve të strukturave të rendit.

Në Shkodër, në krye të komisariatit është emëruar Bekim Lika, i cili më parë ishte shef i Komisariatit të Policisë në Kukës.

Ndërsa në krye të komisariatit të Kukësit, është emëruar Besmir Qebini, i cili më parë drejtonte Komisariatin nr.5 në kryeqytet.

Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor i rendit në DVP Tiranë u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Ermal Kenaçi u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, u emërua Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë në territorin shqiptar dominim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku më t...

09:58

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI