Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

(VIDEO) Yuri Kim e flakin në rrugë, ish-ambasadorja në protestë kundër Marco Rubio

Lapsi.al 12 July 2025
(VIDEO) Yuri Kim e flakin në rrugë, ish-ambasadorja në

Për sa kohë qëndroi në Tiranë, sjellja e Yuri Kim ishte simbol i arrogancës me të cilën diplomati i një fuqie të madhe trajton qytetarët e dorës së dytë në territorin e një kolonie, me logjikën se ndaj tyre s’mund të ketë mënyra të tjera veç atyre që padroni përdor me vasalët.

Kim iu imponua opozitës me një marrëveshje të padrejtë para zgjedhjeve 2021; e dobësoi Partinë Demokratike duke ndezur konfliktin Basha-Berisha dhe kërcënoi se kush nuk bindej, do të përfundonte duke ngrënë bar. Ish-ambasadorja amerikane sulmoi edhe mediat joqeveritare për një narrativë anti-perëndimore dhe e mbylli mandatin duke bekuar një aferë të rëndë korrupsioni si ajo e qirasë së majme për dy anijet-gjeneratorë në Vlorë.

Për të gjitha qëndrimet e saj, ish-ambasadorja u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të narrativës pro-qeveritare për zhvillimet kryesore në vend.

A ishin zgjedhjet e 2021 të lira dhe të ndershme? Patjetër, se i përshëndeti menjëherë Yuri Kim. A duhej flakur Berisha nga PD? Patjetër, se e kërkoi Yuri Kim. Kush i organizon protestat e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës? Opozita, se e tha Yuri Kim. A mund ta puth Ilir Meta flamurin amerikan? Absolutisht jo, se ia ndaloi Yuri Kim. A t’i paguajmë 64 mijë dollarë në ditë dy anijeve-gjeneratorë, edhe se nuk do ndizen kurrë? Sigurisht, sepse marrëveshjen e miratoi Yuri Kim!

Përveç opinionistëve që bindjet i kanë nxjerrë në treg, qëndrimet e Kim ishin të vështira për t'u përtypur nga intelektualë të ndershëm, gazetarë apo profesionistë të cilët i konsideruan fjalët e saj zgjatim të mesazheve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe hezituan të flasin, duke marrë parasysh marrëdhënien e vendit tonë me SHBA, miqësia me të cilën nuk vihet në diskutim.

Për çdo dilemë që mund të ketë mbetur ende për qëndrimet ndaj ambasadorëve të huaj të vendeve mike, ja ku është sot e njëjta grua, (shiko foton më lart) e zhveshur nga roli i përfaqësueses së SHBA, shtetit më të fuqishëm në botë. Në foton më lart ajo duket teksa ka marrë pjesë në protestën kundër vendimeve të shtetit të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=PH2iDSfqw_A&ab_channel=TheFreePressJournal

Në videon më lart, të transmetuar në të gjitha mediat prestigjioze janë një grup punonjësish të Departamentit Amerikan të Shtetit të cilët dolën në rrugë, sepse presidenti Donald Trump dhe sekretari Marco Rubio kanë firmosur largimin e tyre nga puna. Bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë punonjës të shkarkuar deri tani.

Kim është vetëm një nga mijëra ish-punonjës që janë flakur për arsye të ndryshme dhe nuk ka ngurruar të dalë në protestë kundër një vendimi që ajo e konsideron të gabuar.

“Do hani bar” prapaskenat e shantazhit që Yuri Kim i bëri opozitës

Natyrisht, ndërsa qëndron në atë cep të trotuarit duke duartokitur si qindra hallexhinj, ajo është zhveshur nga vello e padukshme me të cilën jepte leksione kundër opozitës dhe kundër protestave në mediat tona, duke budallallepsur një opinion të tërë dhe duke futur në siklet njerëz, të cilët të kapur gafil nga arroganca e saj, kanë heshtur apo kanë miratuar qëndrimet publike të ish-ambasadores.

Sot, duke dalë vetë në protestë, Kim ka bërë krejt të kundërtën. Ka sfiduar, si qindra të tjerë, vendimet e Donald Trump dhe Marco Rubios, ndryshe nga sa u tha shqiptarëve disa vite më parë, kur i kërcënoi se do të hanin bar nëse nuk pranonin të ulnin kokën e të bindeshin pa e vënë trurin në punë; thjesht dhe vetëm se kështu e thoshte Amerika./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI