Flash

Modelja u fut në burg për Laert Haxhiun/ Nisin hetimet, skaner disa femrave eskortë

Lapsi.al 12 July 2025
Modelja u fut në burg për Laert Haxhiun/ Nisin hetimet, skaner disa

Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.

Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.

Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “iPhone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit së Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.

Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm.

Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.

Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prokurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë, kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.

Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, Policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.

Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.

Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShoëBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./ OraNews

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI