Flash

Trafikuan kokainë nga Amerika Latine, lihen në burg të arrestuarit

Lapsi.al 12 July 2025
Trafikuan kokainë nga Amerika Latine, lihen në burg të

Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonaletave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal, dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.

Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal.

Sipas SPAK, këta shtetas janë përgjegjës për trafikimin e rreth 3.8 ton kokainë, ndërsa janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë.

Burime pranë organit hetues konfirmuan se dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ka të dhëna që ndodhen në Dubai dhe 3 të tjerë në vendet e Bashkimit Europian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizator.

Dy prej të arrestuarve iu është komunikuar masa në burg, përkatësisht për Selami Lushkën që ndodhet i burgosur në kuadër të operacionit “Flakë në Det” si dhe për Jani Meçja, i dënuar me 8 vite burg për trafikim ndërkombëtar narkotikësh nga Siria në Turqi me destinacion vendet e BE-së dhe për grup kriminal. Edhe Akil Alushi, tjetër i prangosur rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve. Ndërkohë Musa Gjikola rezulton emër në dosje të mëparshme për vepra të ngjashme penale.

Arrest në burg është caktuar për:

Arjan Gjata

Vilson Roçi

Musa Gjikola

Akil Alushi

Jani Meçja

Selami Lushkaj

Erjon Dani

3 nga 5 personat në kërkim janë:

Ledri Lulashi

Sokol Masha

Lorenco Çadri

Gjatë operacionit SPAK ushtroi 12 kontrolle banesash, automjetesh, dhe personash, ku sekuestroi 5 makina, 38.970 Euro, 8 telefona celularë (disa prej të enkriptuar), kokainë, armë, dokumente etj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI