Flash

Inskenoi rrëmbimin për t’i marrë para babait, arrestohet 28-vjeçari në Kavajë

Lapsi.al 13 July 2025
Inskenoi rrëmbimin për t’i marrë para babait, arrestohet

Një 28-vjeçar ka inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para nga babai, por përfundoi në pranga bashkë me bashkëpunëtorin. Policia njoftoi se “mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, vihet në pranga 28-vjeçari. Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, i cili do të merrte shumën e kërkuar.”

Në pranga kanë përfunduar Lubjan Camema, 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe Bernard Kiptiu, 45 vjeç, banues në Durrës.

Sipas Policisë:

“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh. Shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.”

Në kulmin e “negociatave për shpëtimin”, policia ndërhyri dhe arrestoi Kiptiun në momentin që po kërkonte shumën nga babai i 28-vjeçarit. Vetë Camema u gjet rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes dhe u ndalua menjëherë.

Hetimet zbuluan se dy ditë para skemës së mashtrimit, Camema kishte marrë automjetin e të atit dhe dyshohet se e ka shitur.

Të dy personat do të përballen me akuzën për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë në territorin shqiptar dominim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku më t...

09:58

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI