Flash

1 milion paund fitime nga bursa, dënohet shqiptari dhe motra e tij në Britani

Lapsi.al 13 July 2025
1 milion paund fitime nga bursa, dënohet shqiptari dhe motra e tij në

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vjet burg pasi akuzohej për përdorim të informacioneve të brendshme për përfitime monetare dhe pastrim parash.

Pas një ndjekjeje penale të profilit të lartë nga Autoriteti i Sjelljes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar (FCA), rezultoi se 38-vjeçari shqiptar kishte abuzuar me pozicionin e tij në kompani duke aksesuar informacion konfidencial dhe sensitiv për tregun, të cilin më pas e ndau me motrën e tij, Oerta Korfuzi.

Së bashku me të motrën 35-vjeçare, Korfuzi ka përfituar nga tregtimi aksioneve 1 milion stërlina. Edhe Oerta Korfuzi u shpall fajtore dhe u dënua me pesë vjet burg nga autoritetet britanike, pas një gjyqi 18-javor në Gjykatën e Kurorës në Southwark.

Sipas FCA-së, Korfuzi përdori rolin e tij për të parë email-e nga kompani që kërkonin interes investitorësh për rritje kapitali apo shitje të mëdha aksionesh. Brenda pak minutash nga marrja e informacionit, ai tregtonte në aksionet përkatëse përmes disa llogarive tregtare, përfshirë ato të operuara nga motra e tij.

Në periudhën dhjetor 2019 deri mars 2021, vëlla e motër nga Shqipëria tregtuan në 13 kompani dhe gjeneruan përfitime mbi 960,000 paund.

Modeli i dyshimtë i tregtisë shtyu FCA-në të niste hetime, ku analizuan sasi të mëdha të dhënash për të zbuluar skemën. Ata u arrestuan në mars 2021, me mbështetje nga Policia Metropolitane e Londrës.

Rasti zbuloi gjithashtu një operacion ndërkombëtar pastrimi parash, që përfshinte 173 depozita nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Gjatë një kontrolli, autoritetet gjetën gati 25,000 paund në një kuti sigurie në Knightsbridge.

“Familja Korfuzi shfrytëzoi pozitën e privilegjuar dhe informacionin konfidencial që kishin në dispozicion. Ata manipuluan sistemin për të kënaqur lakminë e tyre. Ne jemi të përkushtuar të luftojmë krimin financiar dhe të marrim masa të ashpra ndaj individëve që dëmtojnë integritetin e tregjeve tona”, tha për mediat Steve Smart, drejtor ekzekutiv i përbashkët për zbatimin e ligjit dhe mbikëqyrjen e tregut në FCA.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqe...

14:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI