Flash

Skemë spiunazhi në bursa/ Burg dy shqiptarëve vëlla e motër në Londër

Lapsi.al 13 July 2025
Skemë spiunazhi në bursa/ Burg dy shqiptarëve vëlla e

Karriera e shkëlqyer e një shqiptari në Londër si analist i tregjeve financiare është ndërprerë, pasi ai dhe e motra u dënuan për përdorim të informacioneve të brendshme për përfitime monetare.

Sipas agjencisë Reuters, Redinel Korfuzi, 38 vjeç i lindur në Tiranë, drejtoi skemën dhe i dha informacione motrës së tij Oerta Korfuzi, 36 vjeçe e lindur në Dibër, duke përfituar nga tregtimi aksioneve 1 milion stërlina.

Redinel Korfuzi, një ish-analist kërkimi me një pagë vjetore prej 500,000 paund në vit, u dënua me 6 vite burg. Motra e tij Oerta u dënua me pesë vjet burg.

Gjatë procesit gjyqësor ata mohuan akuzat por u shpallën fajtorë nga një juri për komplot për të kryer tregti të brendshme dhe pastrim parash, pas një gjyqi tre mujor në Gjykatën Southark të Londrës.

Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA), që e ndoqi çështjen penalisht, tha se dyshja kishte përdorur aksesin e Korfuzit në informacione të brendshme për të “manipuluar sistemin dhe kënaqur lakminë e tyre”.

Ata përfituan nga informacione konfidenciale të 13 kompanive duke blerë e shitur aksione tek këto kompani dhe marrë një fitim pothuajse 1 milion paund. Redinel Korfuzi merrte informacione të brendshme rreth planeve të kompanive për të ngritur kapital ose për të shitur blloqe të mëdha aksionesh të zotëruara nga aksionerë ekzistues.

Ai tregtonte aksionet përmes disa llogarive, përfshirë ato të motrës së tij, për të cilën gjykata dëgjoi se ishte e vetëdijshme për mashtrimin.

Tek sa lexoi masën e dënimit Gjykatësi Alexander Milne i tha se: “Kjo ishte lakmi dhe arrogancë. Gjithçka për të cilën keni punuar, tani ka marrë fund. Asnjëherë më nuk do t’ju besohet të tregtoni.Të dy menduat se ishit shumë të zgjuar për t’u kapur.”

“Nuk ka dyshim tha gjykatësi se ishit të suksesshëm në rolin tuaj, dhe shefi juaj i mëparshëm foli për ju me admirim. Gjykatësi u tha të dyve se “nuk ju shkoi mendja” se tregtia nga llogari të ndryshme duke përdorur të njëjtën adresë IP kompjuteri, do të linte “gjurmë digjitale”.

Gjatë dy viteve, të dy kishin fituar shuma të mëdha parash që nuk mund të justifikoheshin.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqe...

14:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI