Flash

SPAK merr në pyetje biznesmenët që fituan tendera nga "5D"

Lapsi.al 13 July 2025
SPAK merr në pyetje biznesmenët që fituan tendera nga

Prokuroria e posacme do të marrë pjesë së dëgjesës si dëshmtarë edhe disa biznesmen të cilët besohen se kanë përfituar apo kanë kryer veprime me qëllim marrjen e tenderave nga kompania 5D konstruksion që reuzlton në emër të dy ish drejtorëve të bashkisë Tiranë Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Një nga biznesmenet që SPAK e kërkon si dëshmitar është Hamz Islamaj administrator i kompanisë BE-IS shpk.

Referuar burimeve të hapura ky personazh rezulton se ka përfituar edhe tendera të tjera të dyshimta ku kryesisht në pjesën e ndërtimit.

Referuar dosjes hetimore rezulton se shoqëria BE-IS shpk së bashku me Vas Konstrusion dhe Mateo shpk kanë fituar një tender me vlerën e 136 mln euro që kishte të bënte me ndërtimin e kanalizimeve në rrugën e Durrësit.

Nga të dhenat rezulton se pas lidhjes se kontratës vetëm “Vas”, e cila sot është zyrtarisht “5D Konstruksion” ka kryer punimet e projektit.

Jani Kola është një tjetër biznesmen që përfaqësohet nëpërmjet shoqërisë Kola Invest që po ashtu ka qenë e preferuara e ish drejtorëve të bashkisë Tiranë.

Kjo kompani rezulton se në disa tendera të këtë kryer marrveshje me Igor Elektrik që sot rezulton me emrin 5D.

SPAK thotë se kompania ka përfituar tendera preferencial dhe në kundërshtim me ligjin.

Ilir dhe Blerim Allmata po ashtu janë dy persona që kanë interesa ekonomike në shoqërinë Allmata 02.

SPAK ka zbuluar se mes administratorit të “5D”-së, Nestor Muhametllari me Ilir Allmetën është provuar edhe nga telefonatat dhe mesazhet.

Nga të dhënat rezulton se “5D konstruksion” ka realizuar 66 transferta bankare në drejtim të shoqërisë “Allmeta 02” me një vlerë totale 120.289.975 lekë.

Këto pagesa janë në formën e blerjeve të realizuara nga “5D”-ja./Oranews

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI