Flash

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

Lapsi.al 10 July 2025
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

"Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit", tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por për zhvillime shumë, shumë të vona.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një "akt agresioni" nga Serbia "të përgatitur tërësisht brenda Serbisë".

"Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë", tha Osmani, duke iu referuar sulmit të armatosur të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

"Meqenëse ka ndodhur më parë, parandalimi dhe frenimi janë thelbësorë. Dhe, ndonjëherë, parandalimi dhe frenimi kërkojnë më shumë sesa vetëm praninë e ushtrisë. Kërkojnë edhe udhëheqje politike. Duhet një telefonatë, një paralajmërim, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh kur Amerika merr një rol udhëheqës", u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe tha se ato nuk duhen nënvlerësuar. Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se "ka mbetur i ngujuar në mendësinë e viteve '90" dhe se dëshmi për këtë është sulmi i vitit 2023 në Banjskë.

Ajo tha se Kosova punon ngushtë me të gjitha nivelet e Qeverisë amerikane qoftë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, të mbrojtjes apo të politikës me synimin që "së bashku të mbrojmë dhe ruajmë paqen".

"Ne kemi institucionet tona që po bëjnë një punë të shkëlqyer në mbledhjen e informacioneve dhe punojmë me partnerë individualë, për të konfirmuar informacionet që mbledhin institucionet tona. Pra, nuk jemi kurrë vetëm", tha Osmani.

Njëkohësisht, ajo vlerësoi edhe ushtarët e misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë, duke thënë se ata bëjnë "një punë të shkëlqyer në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit". Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur disa herë ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve.

Kosova dhe Serbia, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, në shtator të vitit 2020, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik, në praninë e tij. Kjo marrëveshje, e cila përfshinte edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar në tërësi./REL

Të këshilluara

Vatër zjarri edhe në Lezhë

Një tjetër vatër zjarri është shënuar këtë pasdite në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fort...

18:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI