Flash

Protestuesi "part time" i parkut, Rama bën drejtor Eljan Taninin

Lapsi.al 10 July 2025
Protestuesi "part time" i parkut, Rama bën drejtor Eljan Taninin

Pas protestave dikur për projektin te Parku i Liqenit kundër betonizimit, Eljan Tani përfitoi dicka nga Erion Veliaj. Ai fitoi një konkurs të bashkisë për krijimin e disa skulpturave dekorative për parqet e ambientet publike të qytetit të Tiranës.

Ai u bë fitues me veprën “Raketa”. Pas kësaj Tanini u shpreh se do të vazhdonte të protestonte për parkun. Sigurisht ai ishte dhe mbeti një protestues "part time". Ndërkohë sot Eljan Tanini është emëruar drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit duke marrë një tjetër shpërblim nga oborri i Rilindjes.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Eonomisë Blendi Gonxhja.

“Artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive, Eljan Tanini vjen në krye të AQSHF me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale.

Nga krijimet murale e instalacionet publike, te kontributet në media dhe ekspozitat brenda e jashtë vendit, Tanini sjell një vizion artistik dhe narrativ që pasuron më tej rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.” - shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Vatër zjarri edhe në Lezhë

Një tjetër vatër zjarri është shënuar këtë pasdite në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fort...

18:15

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen dy hotele

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit. Zjarri ka renë në fillimisht anës rrugës, por era e fortë ka...

20:35

Zjarr në kodrën me ullinj në Kavajë

Një zjarr ka përfshirë një zonë kodrinore në Gosë të Kavajës. Të favorizuara nga era, flakët po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që terreni vështirëson ndërhy...

20:31

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI