Flash

Përplasja e re/ Pse mandati i 'Shqipëria Bëhet' mund të mbetet në duart e Celibashit

Lapsi.al 10 July 2025
Përplasja e re/ Pse mandati i 'Shqipëria Bëhet' mund

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 majit është vënë në pikëpyetje për shkak të një situate të papritur me një nga kandidatët në listën e mbyllur.

Në qendër të këtij ngërçi të krijuar sëfundmi ndodhet Zeqir Kordhoni, i cili sipas Euronews është i afërt familjarisht me Endri Shabanin, dhe është i 9-ti në listën e mbyllur të Tiranës.

Ky i fundit i ka dërguar Ilir Celibashit një letër ku insinuon se partia ka dërguar në KQZ një letër dorëheqje në emrin e tij. "I nderuar Z. Celibashi, Unë, Zeqir Kordhoni jam deputet i partisë "Nisma Shqipëria Behet”.  Kam mësuar se partia "'Shqipëria Bëhet" ka dërguar një letër dorëheqje në emrin tim. Dua të kërkoj një kopje të kësaj letre." - shkruan Zeqir Kordhoni (letra poshtë). Nisur nga çka shkruar në këtë letër, Kordhoni nënkupton se nuk ka qenë ai firmëtari i dorëheqjes së tij.

Sipas deklaratave në media, më 11 maj, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur, përfshirë Kordhonin. Megjithatë, dorëheqjet nuk janë aprovuar ende.

Nëse KQZ do të njohë dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur si të vlefshme, mandati do t’i kalojë Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar të listës së hapur në Tiranë. Por nëse qoftë edhe një prej 12 kandidatëve të listës së mbyllur refuzon të heqë dorë, Lapaj mund të mbetet jashtë parlamentit. Shkurtimisht, nëse Kordhoni realisht nuk e ka firmosur dorëheqjen dhe refuzon të dorëhiqet, kjo mund të ndalojë kalimin e mandatit te Lapaj. Ishin të dy, edhe Zeqir Kordhoni edhe Adriatik Lapaj që dhanë nga një prononcim për Report Tv. “Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid. Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen” - tha Zeqir Kordhoni, duke e forcuar pretendimin e letrës së mësipërme se nuk ka firmosur dorëheqjen nga mandati. Lapaj iu përgjigj: "Nuk rrezikohet mandati im. Zoti Kordhoni është shumë poshtë listës, nuk ekziston ajo. Ai është pjesë e listës së Shabanit. Unë jam në mirëbesim në këtë rast, nëse dikush e trajton ndryshe, do marri përgjigjen si shërbëtor i shtetit. Me zotin Shabani nuk kemi probleme. Nuk më kthejnë dot pas, as me shantazhe, as me kërcënime e ndërhyrje. Në koalicionin tonë gjithçka shkon mirë, nuk ka krisje." 

Pra, aktualisht ka paqartësi brenda koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet".

Nëse situata zgjidhet së brendshmi dhe Kordhoni të tërhiqet, atëherë KQZ-së do ti duhet të marrë një vendim më pak. Por nëse Kordhoni këmbëngul se dorëheqja e tij është e pavlefshme, atëherë topi mbetet në fushën e Ilirjan Celibashit. A do të respektohet vullneti i qytetarëve që votuan për kandidatët e listës së hapur, sipas skemës vullnetare që aplikoi "Nisma Shqipëria Bëhet"? Apo Kordhonit nuk do ti njihet dorëheqja, që pretendon se është fiktive, dhe do të zbatohet kodi zgjedhor, duke bërë që Kordhoni të shtyjë Lapajn jashtë Kuvendit, për ushtruar katër vite detyrën e deputetit të Tiranës. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Tangoja Trump-Putin drejt katastrofës

Marrëdhënia mes Presidentit Trump dhe Vladimir Putin është prishur. Është një kthesë e çuditshme, duke pasur parasysh sa mirë dukeshin gjërat për Rusinë pas zgj...

15:41

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI