Flash

Në krye të grupit një shqiptar, EnchroChat fundos organizatën kriminale në Britani

Lapsi.al 10 July 2025
Në krye të grupit një shqiptar, EnchroChat fundos

Anëtarët e një grupi kriminal, të cilët akuzoheshin për shpërndarje të lëndëve narkotike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, janë dënuar me 65 vite burg në total. Pas hetimeve, u zbulua se 32-vjeçari me origjinë shqiptare, Redon Bushi, ishte “koka” e grupit, ndërsa importues dhe korrierë të shumtë punonin për të.

Më 10 korrik të vitit të kaluar ai u shpall fajtor për “shpërndarje të drogës së klasit A” dhe “posedim të pasurisë kriminale”. Ditën e djeshme, 9 korrik 2025, ai u dënua me 24 vite e 10 muaj burg. 

Ishte zbërthimi i mesazheve të koduara në EncroChat dhe Signal zbuloi se grupi kriminal kishte trafikuar të paktën 832 kg kokainë, me një vlerë tregu deri në 81,640,000 paund në të gjithë Londrën dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Bushi përdorte emrin "Sealvermouth" në EnchroChat. Ai kishte marrë masa paraprake për të mbrojtur rrjetin e tij kriminal. Korrierëve të tij u jepeshin vetëm kodet postare, oraret dhe një përshkrim i shkurtër i individit të cilit do t’i jepnin “mallin”.

Megjithatë oficerët arritën të zbulonin komunikimet mes grupit. Ata gjithashtu kontrolluan kamerat e sigurisë për orë të tëra dhe arritën të kuptonin mekanizmat e brendshëm të operacionit kriminal.

Në qershor 2020 oficerët ndaluan një automjetet që i përkiste një prej korrierëve të Bushit, Ahmad Jabarkhill, dhe gjetën tek ai gati 700,000 paund. Oficerët përdorën gjithashtu taktika të fshehta për të identifikuar tre korrierë të tjerë të Bushit, Arline Sida, Luke Ferguson dhe Kelvin Hoxha.

Përveç bisedave, u gjetën edhe karta identiteti të rreme, si dhe një furgon me një fshehje të sofistikuar. Kishte gjithashtu një kamera të instaluar në vendin ku ruhej droga në mënyrë që të mund të monitorohej nga distanca.

Sida dhe Hoxha u arrestuan të dy në Brentford në gusht 2023. Në banesën e tyre u kryen kontrolle dhe atyre iu gjetën gjashtë kilogramë kokainë. Luke Ferguson, një tjetër anëtar i grupit kriminal u arrestua më pas në një ‘shtëpi të sigurt’ në Brentford dhe iu gjet në posedim 72 kg kokainë.

Ahmad Jabarkhill, 32 vjeç, u deklarua fajtor për posedim të pasurisë kriminale dhe u dënua me 2 vjet e tre muaj burgim. Arline Sida, 23 vjeç u deklarua fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe u dënua me 12 vjet e 9 muaj burgim.

Kelvin Hoxha, 23 vjeç, u deklarua fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe u dënua me 11 vjet e 8 muaj burgim ndërsa Luke Ferguson, 32 vjeç, u deklarua fajtor për të njëjtën akuzë dhe u dënua me 14 vjet e 5 muaj burgim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri edhe në Lezhë

Një tjetër vatër zjarri është shënuar këtë pasdite në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fort...

18:15

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen dy hotele

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit. Zjarri ka renë në fillimisht anës rrugës, por era e fortë ka...

20:35

Zjarr në kodrën me ullinj në Kavajë

Një zjarr ka përfshirë një zonë kodrinore në Gosë të Kavajës. Të favorizuara nga era, flakët po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që terreni vështirëson ndërhy...

20:31

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI