Flash

Prokuroria heton kontratën për ndërtimin e urave të reja në Mitrovicë

Lapsi.al 10 July 2025
Prokuroria heton kontratën për ndërtimin e urave të reja

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se e ka nisur një hetim në lidhje me ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Në një njoftim për media, Prokuroria tha se hetimi nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj ndërtimit të urave në fjalë, por me “përmbushjen e detyrimeve ligjore” të kontratës për ndërtimin e tyre.

“Në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet në njoftim.

Ajo tha se, derisa nuk është në detyrën e saj ta vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, “roli i Prokurorisë Speciale është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike”.

Pesë prokurorë janë angazhuar për t’i hetuar dy mijë kontrata burimore, përfshirë atë për ndërtimin e urave në Mitrovicë, sipas Prokurorisë.

Gur themeli për fillimin e ndërtimit të këtyre dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave Qeveria në detyrë ka thënë se synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare – u vendos në fillim të korrikut në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërtimi i këtyre dy urave të reja - njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë – pritet të përfundojë në vjeshtë dhe kostoja e tyre kap shifrën e rreth 3 milionë eurove, sipas zyrtarëve.

Qeveria në detyrë e Kosovës thotë në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë se projekti i ndërtimit të urave u iniciua me kërkesë të dy komunave - si rezultat i krijimit të Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

Por, qëllimi i saj për ndërtimin e këtyre urave u kundërshtua nga serbë lokalë, të cilët e shohin këtë veprim si “provokim politik” dhe jo si mjet për lidhjen e komuniteteve.

Një peticion kundër urave – i nisur nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit – mblodhi mbi 3.000 nënshkrime, sipas kësaj partie.

Në një përgjigje për REL-in, Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër “ka rëndësi praktike dhe politike”, dhe se çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon bashkërendim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira.

“Është e domosdoshme që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”, tha BE.

Urat e reja po ndërtohen pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo urë është e njohur për përplasjet etnike pas luftës dhe për këtë arsye është nën mbikëqyrjen e forcave të KFOR-it.

Ura është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj edhe për automjete në korrik të vitit të kaluar – gjë që pati shkaktuar tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që ura të hapej për qarkullim në vitin 2014, në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Ishte paraparë revitalizimi i urës dhe largimi i të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Në vitin 2016 u arrit pajtueshmëri për një plan të ri zbatimi, për të tejkaluar mosmarrëveshjet rreth interpretimeve të marrëveshjeve të mëparshme. Sipas këtij plani, ura duhej të hapej për automjete në janar të vitit 2017.

Punimet për revitalizim përfunduan në qershor të vitit 2018, ndërsa ura – në të cilën janë investuar 1.5 milionë euro – nuk është hapur kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./REL

Të këshilluara

Vatër zjarri edhe në Lezhë

Një tjetër vatër zjarri është shënuar këtë pasdite në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fort...

18:15

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen dy hotele

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit. Zjarri ka renë në fillimisht anës rrugës, por era e fortë ka...

20:35

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI