Flash

Salianji: Xhafaj mbylli çështjen time pastaj dha dorëheqjen

Lapsi.al 10 July 2025
Salianji: Xhafaj mbylli çështjen time pastaj dha dorëheqjen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervis Salianji, i cili kaloi 9 muaj për çështjen “Babale”, është rikthyer në skenën publike politike pas lirimit. Ai ishte i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ku bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke treguar se çështja ndaj tij ishte e fabrikuar politikisht.

“Është rasti i parë që Edi Rama, për një çështje ligjore, ka folur edhe para. Më ka thënë tre herë në parlament: ‘Do ta shohësh ti’. Ku e dinte ai? Një ditë nuk e dija unë vetë që kisha gjyq, e dinte Edi Rama, ma tha në parlament”, deklaroi Salianji.

Ai tha se Rama ka ndikuar para, gjatë dhe pas procesit gjyqësor. Sipas tij, gjithçka ka qenë e dirigjuar në mënyrë të qëllimshme për ta dëmtuar politikisht.

“Fatmir Xhafaj është përfituesi kryesor dhe e ka nxitur këtë çështje. Ai nuk dha dorëheqje pa u mbyllur dosja ndaj meje. Qëndroi ministër derisa i përdori të gjithë – drejtorin e përgjithshëm, drejtorët e Fierit, nëndrejtorët – dhe vetëm pasi mendoi se e kishte mbyllur çështjen, dha dorëheqjen”, theksoi ish-deputeti.

Salianji shtoi se nuk ka qenë prokuroria që ka hetuar rastin e tij, por ka vepruar mbi bazën e kallëzimit të një trafikanti. “Unë kam bërë burg për shkak të kallëzimit të një trafikanti. Nuk ka hetim nga prokuroria – kallëzimin e ka bërë trafikanti”, tha ai.

Duke komentuar masën e dënimit dhe ndalimin për të ushtruar funksione publike për pesë vite, Salianji theksoi se qëllimi ka qenë ta mbajnë jashtë garës elektorale. “E bënë një vit burg që të kishin kohë të më ndalonin nga kandidimi, të më hiqnin mandatin për shkak të formës së prerë të vendimit. E gjitha ishte politike, për të më mbajtur jashtë zgjedhjeve. Kishte dimensione të tjera, siç mendon çdo autokrat që frikën e ka gjithë kohën”, u shpreh ai.

Më tej, Salianji e cilësoi vendimin si “një dënim kot”, dhe theksoi se ai mbetet një aktor aktiv në terren, pavarësisht përpjekjeve për ta përjashtuar nga jeta politike.

"E bënë 1 vit, që të ketë mundësi që për shkak të dënimit të formës së prerë të humb mandatin dhe mos kandidoj në zgjedhjet që ishin, sepse sido të jetë unë jam njeri aktiv në terren etj., pra kishte dimensione të tjera, ashtu siç mendon çdo autokrat që frikën e ka gjithë kohën, pavarësisht se nuk ka zgjedhje, por frikën e ka dhe fillon kufizon të gjithë elementët që të jetë i sigurt dhe ta bëjë 0 mundësinë e ndryshimit nëpërmjet votës" - tha Salianji. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri edhe në Lezhë

Një tjetër vatër zjarri është shënuar këtë pasdite në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fort...

18:15

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen dy hotele

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit. Zjarri ka renë në fillimisht anës rrugës, por era e fortë ka...

20:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI