Flash

Vihet nën mbrojtje kryeprokurori i Brukselit, në 2021 u kërcënua nga shqiptarët

Lapsi.al 8 July 2025
Vihet nën mbrojtje kryeprokurori i Brukselit, në 2021 u

Prej disa ditësh, prokurori publik i Brukselit Julien Moinil ka qenë i rrethuar nga disa truproja që e shoqëronin në çdo kohë dhe lëvizjet e tij sigurohen nga një eskortë policore. Sipas të dhënave të mbledhura nga mediat belge, ai është shënjestër e një kërcënimi nga komuniteti i trafikimit të drogës në Bruksel.

Ky kërcënim, i konsideruar i madh dhe real, i ka shtyrë autoritetet të rrisin ndjeshëm sigurinë rreth prokurorit. Zyra e prokurorit publik të Brukselit nuk pranoi të komentojë mbi këtë informacion.

Qendra e Krizave nuk komunikon kurrë për masat e marra, me qëllim ruajtjen e sistemit në vend. Julien Moinil mori detyrën si kreu i zyrës më të madhe të prokurorit publik të Belgjikës në fillim të vitit. Deri më tani, ai nuk kishte përfituar nga ndonjë masë e posaçme mbrojtëse në rolin e tij.

Rritja e dhunës për çështje droge në Bruksel ka nxitur një reagim nga autoritetet, të udhëhequra nga prokurori Julien Moinil. Ai ka lëshuar një sërë deklaratash të ashpra dhe ka drejtuar disa operaciones kundër rrjeteve të trafikimit. Kjo dinamikë ka shkaktuar një nivel të lartë tensioni.

Moinil ka qenë i përfshirë në luftën kundër krimit të organizuar gjatë 10 viteve të fundit. Kur shërbente në zyrën e prokurorit federal, atij iu desh të vihej nën mbrojtje në të paktën dy raste.

Në vitin 2020 ai hetoi një mashtrim në shkallë të gjerë që përfshinte shitjen e automjeteve të përdorura. Grupi kriminal i përfshirë dyshohet se u betua në hakmarrje, duke u përpjekur të rekrutonte vrasës me pagesë për të eliminuar prokurorin. Ndërsa në fund të vitit 2021, në një çështje të madhe të trafikimit të drogës pas përgjimeve në “Encro Chat”.

Gazeta e përditshme “Le Soir”, bazuar në një raport, zbuloi se "ekzistonin plane brenda mjedisit kriminal shqiptar për të kryer atentatin në tentativë" dhe se "u lidh një kontratë për shumën prej 1 milion eurosh". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI