Flash

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon fletë-arreste ndaj liderëve talibanë

Lapsi.al 8 July 2025
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon fletë-arreste ndaj

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të martën fletarrestime për dy liderë të talibanëve në Afganistan, përfshirë liderin suprem shpirtëror, Haibatullah Akhundzada, duke i akuzuar për persekutim të grave dhe vajzave.

Gjykata ka thënë se ka arsye të qëndrueshme për të besuar se Akhundzada dhe Abdul Hakim Haqqani, shefi i Drejtësisë i talibanëve, kanë kryer krime kundër njerëzimit përmes persekutimit të vajzave dhe grave mbi baza gjinore, si dhe të personave tjerë që nuk kanë vepruar në linjë me politikat e talibanëvve për gjininë, identitetin gjinor dhe lirinë e shprehjes.

“Ndonëse talibanët kanë vendosur rregulla të caktuara dhe ndalesa në gjithë popullsinë, ata i kanë shënjestruar në mënyrë specifike gratë dhe vajzat mbi arsyetimin e gjinisë së tyre, duke ua pamundësuar të drejtat dhe liritë e tyre themelore”, ka thënë gjykata përmes një deklarate.

Talibanët i kanë privuar gratë dhe vajzat nga të drejtat për edukim, privatësi dhe jetë familjare, si dhe nga liritë e lëvizjes, shprehjes, mendimit dhe fesë, është thënë në vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Përveç kësaj, persona tjerë janë shënjestruar pasi shprehja e seksualitetit dhe/apo identiteti gjinor është konsideruar si jokonsistent me politikën e talibanëve për gjini”.

Gjykata ka thënë se krimet e supozuara janë kryer mes 15 gushtit 2021, kur talibanët janë ngjitur në pushtet, dhe kanë vazhduar, të paktën deri më 20 janar 2025.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, me seli në Hagë, është krijuar për t’i gjykuar krimet më të rënda në botë, sikurse krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Ajo nuk ka forcë të veten policore dhe varet nga vendet anëtare që t’i zbatojnë fletarrestimet.

Në teori, kjo nënkupton që secili person, ndaj të cilit ka fletarrestim të kësaj gjykate, nuk mund të udhëtojë në ndonjë vend anëtar nga frika e masës së ndalimit./REL

Të këshilluara

Aksident në Korçë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e d...

18:42

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI