Flash

Berisha: Zhurma e Thethit për të mbuluar gjëmën në Elbasan dhe Vlorë

Lapsi.al 8 July 2025
Berisha: Zhurma e Thethit për të mbuluar gjëmën në

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi gjatë një konference shtypi nga selia blu se, “zhurma për Thethin bëhet për të mbuluar gjëmën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë”. Ndërkohë në deklaratën e tij ai ka publikuar edhe emrin e pronarit te kontejnerëve që ishin vendosur në Theth.

Berisha: Edi Rama, për të mbuluar helmimin që u bëri qytetarëve të Elbasanit me një zjarr që qyteti që nuk e kishte parë kurrë gjashtëditor, zjarr në të cilin u prodhuan toksinat më të rrezikshme për shëndetin e njeriun, zjarr në të cilin janë prodhuar dioksina dhe shumë lloje toksinash të tjera me pasoja katastrofike, zjarr për të cilin nuk ka asnjë përgjegjësi për Edi Ramën dhe që përbën krimin mjedisor më të rëndë në historinë e vendit, shkon e merret me kontejnerët e një krimineli, i cili sipas dosjes ‘Metamorfoza’ ishte angazhuar për të ekzekutuar kryeministrin e Kosovës.

Dhe për Edi Ramën, nuk ishte ky problemi më kryesor.

Prek Kodra rezulton si njeri që kishte marrë përsipër, i shtyrë nga Vuçiçi apo vëllezërit e Vuçiçit, atë nuk mund ta gjejnë se u njoftua dhe u largua ai.

Dhe tani merret me kontejnerët. Do të merret me krimin mjedisor të disa kontejnerëve dhe jo me gjëmën që i bëri Elbasanit dhe Vlorës me djegien e fushave të plehrave si në Mesjetë.

Informoj qytetarët se zhurma që bëhet për Thethin është njëlloj si të përpiqesh të mbulosh megakrimin e tij.

Qeveria duhej te vendoste milionin mbi kokën e tij për të kapur atë.

Imagjinoni ju, Tirana vrau këtu Ahmet Krasniqin. Po, po. Fatos Klosi me shokë dhe tani na dalin të tjerët, po nga Shqipëria që duan të vrasin kryeministrin e Kosovës.

Dhe problemi është se një prokurore nuk lëshoi urdhër arrest për kontejnerët, të cilët sipas raportit të policisë, nuk ishin ndërtim me themele, pra nuk plotësonin kushtin ligjor të ndërtimit pa leje. Jo!

Dhe policia këtë vendim, që ta dinë qytetarët, këtë vendim të prokurores, nuk e apeloi, nuk e çoi në gjykatë.

E kuptoni ju?

Dhe ka dy ditë që llomotit për të tërhequr vëmendjen e njerëzve nga Elbasani, nga Vlora, për të mashtruar, për të mbuluar krimin e tmerrshëm mjedisor që u krye dhe që ka në themel vjedhjen e shekullit, llamarinën që solli në Elbasan dhe që nuk funksionoi as 3 muaj, zero ndërtimin e djegësit në Tiranë dhe po kështu në Fier.

Pra, u ndala në këto çështje, të cilat janë probleme madhore të Kushtetutës, ligjit dhe drejtësisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fuqishme të të nxehtit afrikan, e cila ka përfshirë të gjithë territorin duke sjellë temperatura shumë të larta. Gj...

07:19

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI