Flash

Bullgaria mbyll ciklin e plotë të integrimit europian, në eurozonë që nga janari 2026

Lapsi.al 8 July 2025
Bullgaria mbyll ciklin e plotë të integrimit europian, në

Komisioni mirëpret vendimin e Këshillit Evropian për të miratuar pranimin e Bullgarisë në zonën euro më 1 janar 2026, duke e bërë atë shtetin e 21-të anëtar që i bashkohet monedhës së përbashkët. Këshilli vendosi gjithashtu kët të martë për kursin zyrtar të konvertimit, duke hapur rrugën për një kalim të qetë nga Leva në Euro.

"Ky është një sukses i vërtetë. Euro do të forcojë ekonominë bullgare dhe do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset bullgare", komentoi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Bullgaria sipas këtij vendimi do t’I bashkohet eurozonës në Janar të vitit të ardhshëm më një kurs këmbini që është llogaritur thuajse në raportin 1 me 2 të monedhave( 1 euro për 1.95583 leva). Sofja zyrtare ka më pak se gjashtë muaj kohë për t’u përgatitur për tranzicionin teknik.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI