Flash

Dodik "non grata", jep 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Lapsi.al 8 July 2025
Dodik "non grata",  jep 22 milionë euro shtesë për

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, në administratën e re amerikane.

Kështu është thënë në përgjigjen e Ministrisë për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës Sërpska në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kur është pyetur se sa para janë ndarë për lobim në Shtetet e Bashkuara, pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska i ka miratuar ndryshimet buxhetore më 3 korrik, duke përfshirë rritjen e fondeve për këtë ministri.

Përveç 11.6 milionë markave, që veçse ishin ndarë më herët, ministria i ka pranuar 54.9 milionë marka, çka përbën rritje për gati 43 milionë marka (apo rreth 22 milionë euro).

Autoritetet e Republikës Sërpska kanë lobuar jashtë shtetit që një kohë, mirëpo pavarësisht këtyre përpjekjeve, shumica e lidershipit të entitetit të udhëhequr nga presidenti Millorad Dodik dhe anëtarë të familjes së tij, kanë përfunduar në “listën e zezë” të Departamentit amerikan të Thesarit, si dhe në listën e sanksioneve të disa shteteve evropiane.

Ministria për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar e Republikës Sërpska e ka theksuar se fondi për ministrinë është rritur sepse synon “të ndryshojë imazhin për situatën në Bosnje e Hercegovinë”.

Millorad Dodik, president i Republikës Sërpska, Zhelka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës trepalëshe të Bosnjës, kryeministri i entitetit, dhe kryetari i parlamentit, Radovan Vishkoviq dhe Nenad Stevandiq, kanë qenë më parë në listën e sanksioneve të Zyrës së Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja.

Në listë janë edhe familjarë të Dodikut, sikurse djali dhe vajza e tij, Igori dhe Gorica.

Ata janë të sanksionuar për aktivitetet anti-Dejton dhe për përfshirje në korrupsion.

Dodik dhe Cvijanoviq janë në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 2022, për tentimet e tyre që të minojnë legjitimitetin e Bosnje e Hercegovinës.

BE-ja ka tentuar në të kaluarën të vendosë sanksione kundër Dodikut, mirëpo ka dështuar për shkak të kundërshtimeve të Hungarisë.

Disa muaj më parë, Gjermania dhe Austria kanë vënë ndalesë ndaj Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit për hyrje në këto shtete dhe kanë urdhëruar ngrirje të aseteve, nëse i kanë nëpër këto territore.

Në ditën e njëjtë të vendosjes së sanksioneve, Qeveria e Republikës Sërpska e ka shpallur ministren gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, si person të padëshiruar.

Ministrja, e cila ka qenë duke e vizituar Banjallukën atë periudhë, ka thënë se përfaqësuesit e Dodikut e kanë “kërcënuar” atë dhe delegacionin e saj me dhunë.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët gjatë vitit që si rrallëherë në historinë e pasluftës së Kosovës, institucionet shtetërore – të vetmet në Ballkan – aktualisht, nuk kanë asnjë kontratë aktive lobimi në Shtetet e Bashkuara.

Deri vitin e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës i ka pasur dy marrëveshje të tilla, por ato tani kanë skaduar.

Njohësit e politikave vendore dhe ndërkombëtare paralajmërojnë se kjo rrezikon ta lërë Kosovën nën hije dhe “pa një vend në tavolinë”. /REL/

Të këshilluara

Aksident në Korçë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e d...

18:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI