Flash

PAMJET/ Banorët e Thethit në protestë: Dialog me qeverinë ose dëbojmë turistët

Lapsi.al 8 July 2025
PAMJET/ Banorët e Thethit në protestë: Dialog me qeverinë

Pasi Edi Rama urdhëroi fadromat të shkojnë të prishin bujtinat në Theth në mënyrë arbitrare dhe pa një vendim gjykate, banorët e zonës kanë kërcënuar me mbylljen e dyerve të bizneseve në mes të sezonit veror, gjë që do ta kthente situatën në kaos.

Ndërhyrja brutale e Ramës në mes të sezonit turistik tregon qartë se sa punon kjo qeveri për biznesin që merret me turizmin, ku përherë aksionet me fadroma në zonat malore dhe ato bregdetare bëhen pikërisht në mes të sëzonit veror. Ata kanë kërkuar shpjegime nga policia, por askush nuk u ka dalë për t'u dhënë detaje. 

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/FDownloader.Net_AQPRjFP1O3LE-ijNqbK9xw9wNslzLC-XlLu6zb34hYXIPhPZKjSSK78gr18aI8LpmCWsmezXM8vr0Aqaqo3tELxw_360p_SD.mp4"][/video]

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/FDownloader.Net_AQO9Olx2KhQLdIak7H-DQrfcKucZDTIZVR3EOoDR_UBi1QfOKmD4f37h18p5ZDLKJdkQl8EqCa37jgxFBaqpjSei_360p_SD.mp4"][/video]

Ata kanë bërë edhe një peticion drejtuar institucioneve lokale dhe qendrore.

"Ne, banorët e fshatit Theth, në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, të shqetësuar thellësisht nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në territorin tonë, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë duke shembur ndërtesa në prona private të banorëve, ju drejtohemi me këtë peticion për të kërkuar:

1. Pezullimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve të mëtejshme nga IKMT në territorin e Thethit, derisa të zhvillohet një proces transparent dhe i drejtë verifikimi.

2. Organizimin e një tryeze urgjente dialogu në vetë zonën e Thethit, me praninë e përfaqësuesve të Bashkisë Shkodër, përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Vendor, përfaqësues të IKMT-së dhe përfaqësues të komunitetit vendor.

Ne nuk jemi kundër shtetit ligjor, përkundrazi, kërkojmë zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Por mënyra si është vepruar, pa një komunikim paraprak me komunitetin, pa transparencë dhe në kulmin e sezonit turistik, përbën jo vetëm një goditje ekonomike për dhjetëra familje që mbajnë gjallë jetën në këtë zonë të thellë malore, por edhe një padrejtësi e thellë institucionale që cenon dinjitetin tonë si qytetarë.

Në rast të mungesës së reagimit institucional brenda një afati të arsyeshëm, ne si komunitet rezervojmë të drejtën për të marrë masa ekstreme, përfshirë mbylljen e dyerve të bujtinave dhe pezullimin e ofrimit të shërbimeve për turistët, si formë proteste dhe mbrojtjeje të të drejtave tona, derisa të kemi një përgjigje dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përkatëse" - thuhet në peticionin e tyre. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI