Flash

Europol arreston 28 anëtarë të "Ndraghetës", mes tyre dhe shqiptarë

Lapsi.al 8 July 2025
Europol arreston 28 anëtarë të "Ndraghetës", mes

Një operacion i koordinuar me shërbimet e sigurisë italiane, spanjolle dhe shqiptare, në bashkëpunim me Europolin ka çuar në arrestimin e 28 anëtarëve të "Ndraghetës", mes tyre dhe shqiptarë. Midis të arrestuarve është një shtetas italian me banim në Kalabri, i dyshuar për ngritjen e një strukture kriminale për tregtinë e kokainës në zonën e San Basilios në Romë.

Ai së bashku me tre djemtë e tij, dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me një grup kriminal shqiptar, i cili menaxhonte disa nga aspektet logjistike të trafikimit të drogës.

Anëtarët shqiptarë të këtij rrjeti dyshohet se organizonin trajtimin e dërgesave nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme spanjolle dhe holandeze dhe transportin e tyre të mëvonshëm në Itali. Përveç kësaj, ata ishin përgjegjës për shitjen e drogës në zona të tjera të Romës. Pasi ngarkesa kishte mbërritur në portin e Gioia Tauro në Kalabri, transporti sigurohej nga kriminelë kalabrezë.

Të arrestuarit dyshohen për trafikim të të paktën 1,019 kg kokainë dhe 1,497 kg hashash në 80 operacione trafikimi. Prokurorët dyshojnë se katër italianë rrëmbyen një trafikant droge, duke i shkaktuar atij trauma fizike dhe psikologjike, një shembull i dhunës së rëndë që lidhet me "Ndranghetën". Tortura e ushtruar u filmua me telefon dhe videoja u publikua për të përhapur frikë, heshtje dhe nënshtrim tek anëtarët në Romë.

Një ekspert i Europolit u dërgua në Itali për të verifikuar informacionin kundrejt bazave të të dhënave të Europolit, i cili gjithashtu ofroi mbështetje financiare analitike dhe lehtësoi shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve italiane dhe spanjolle. Kjo rezultoi në pesë arrestime në Spanjë gjatë hetimit para ditës së ndërhyrjes.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e d...

18:42

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI