Flash

Salianji shënjestron zgjedhjet nga selia blu: Të thuash farsë është pak

Lapsi.al 8 July 2025
Salianji shënjestron zgjedhjet nga selia blu: Të thuash farsë

Ervin Salianji foli nga selia e PD-së pasi u lirua sot nga burgu i Fierit, ku vuajti 10 muaj dënim të dhënë nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.

Ish-deputeti demokrat u shpreh edhe për zgjedhjet e 11 majit dhe rolin e PD-së.

Sipas tij opozita duhej të gjejë zgjidhje të largojë Ramën dhe regjimin dhe jo të presë që Rama të reflektojë.

Salianji kërkon sakrificë nga drejtuesit dhe simpatizantët. Koha, sipas ish-deputetit është të kërkohet zgjidhje pasi detyra thërret për largimin e regjimit.

"Nuk është sekret dhe e paditur, PD duhet të ishte më e vendosur në denoncim për parregullsitë. Nuk ka sekret që në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Nuk është sekret që PD duhej të gjejë zgjidhje të largojë regjimin. Të thuash farsë është pak. Nga zgjedhjet e pjesshme deri në të fundit, përballemi me një situatë të njëjtë. Nuk duhet të presim që të reflektojë Edi Rama.

Drejtuesit dhe simpatizantët që sakrifikojnë duhet të gjejmë zgjidhje me cilën formë do largojmë Ramën dhe qeverinë e korruptuar. Do jemi këtu për të komunikuar. Do jap mendimin tim se si. Faza e parë që PD ka bërë mirë që të mos e zhvendos vëmendjen, është denoncimi i gjithçkaje për mospasjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Ne na lind detyra të gjejmë zgjidhje të largojmë regjimin. Unë mendoj, që duhet të fokusohemi pasi PD, nuk ka qytetarë shqiptarë që mendon se në Shqipëri ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Besoj se tani është koha të gjejmë zgjidhje. Ka edhe paratë që vijnë nga veprimtaritë kriminal, nga korrupsioni, lejet e ndërtimit, përdorimi i bandave dhe karteleve për të intimiduar votues." - Salianji. 

Të këshilluara

Aksident në Korçë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e d...

18:42

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI