Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Shitet në ankand një copë tortë e dasmës së Mbretëreshës Elizabeth 80 vjet më parë

Lapsi.al 8 July 2025
Shitet në ankand një copë tortë e dasmës së

Një copë torte gati 80-vjeçare e dasmës së Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip është shitur për 27 000 £ (mbi 33 000 €). Pronari i saj i ri madje planifikon ta provojë. Kjo fetë është një nga 2 mijë copat e tortës me fruta e zhytur në alkool që u servir në dasmën e vitit 1947 dhe që atëherë ka qëndruar në një sirtar. Deri më sot, kur u ble nga biznesmeni Gerry Layton, një fans i madh i familjes mbretërore britanike. Ai premtoi ta provonte në ditëlindjen e tij të 65-të.

Copa e tortës iu dhurua Oficerit të Lartë F. Lownes, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore, gjatë pritjes që Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj i ri, Philip i Edinburgut, u dhanë mysafirëve të tyre në Pallatin e Buckinghamit. Ajo ishte e vendosur në një kuti, siç ishte zakon në atë kohë, për t'u marrë në shtëpi dhe për t'u shijuar nga familja.

Torta, e cila ka përmasa 10x7.5 cm, nuk u hëngër kurrë dhe iu la si trashëgimi djalit të oficerit të Marinës së Madhërisë së Saj. Dhe kështu, feta ka mbetur në kutinë e saj origjinale deri më sot, me një kurorë argjendi të stampuar me inicialet "EP" (Elizabeth dhe Philip) dhe datën në kapak.

Feta e tortës është nxjerrë në shitje nga “Reeman Dansie Auctioneers” në Colchester, Essex, me një çmim fillestar prej 2 900 £. Çmimi u rrit dhjetëfish pas ofertave të përsëritura, derisa më në fund u mor nga Gerry Layton për një shumë marramendëse prej 27 000 £. Ai thotë se dëshiron ta provojë tortën në ditëlindjen e tij të 65-të vitin e ardhshëm, kur shpreson të organizojë një festë të madhe në bordin e Royal Yacht Britannia. Layton zotëron edhe një fetë të tortës së dasmës së Charles dhe Diana.

Very rare' 77-year-old piece of cake from Queen Elizabeth and Prince Philip's wedding sells for $2,800 - Gold FM News - Srilanka's Number One News Portal, Most visited website in Sri Lanka

"Kjo fetë torte e Mbretëreshës Elizabeth është jashtëzakonisht e rrallë dhe ndoshta e fundit që ekziston", - tha Gerry Layton për DailyMail. "Është në gjendje të mirë, pasi është mbështjellë dhe ruajtur në kutinë e saj për gati 80 vjet. Në ditëlindjen time, do ta pres një të tretën e saj dhe do ta spërkas me rum, për të vrarë çdo bakter. Nëse më ndodh diçka, të paktën do të dal me stil në Britannia", tha ai me humor tipik anglez.

Shtëpia e ankandeve vuri në dukje se torta e servirur në dasmën e Mbretëreshës Elizabeth dhe Philip u quajt "torta 10 000 milje" sepse për shkak të racionimit gjatë Luftës së Dytë Botërore që ishte ende në vazhdim, përbërësit për tortën me fruta 500 paund u transportuan me aeroplan nga Afrika e Jugut dhe Australia në Londër.

The slice was sent by Princess Elizabeth with a thank you letter to Marion Polson, the Housekeeper at The Palace of Holyroodhouse in Edinburgh from 1931 to 1969

Ajo u pre nga Princi Philip me shpatën e tij ceremoniale dhe 2 000 feta u bënë për të ftuarit e banketit. Qindra të tjera u dërguan, me shënime të shkruara me dorë, në organizata dhe bamirësi të ndryshme në të gjithë botën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI