Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Falja e gjobave/ Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “Lufta”

Lapsi.al 1 June 2025
Falja e gjobave/ Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon

Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria miratoi dhe një vendim për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024. Më herët, po përpara zgjedhjeve, qeveria shpalli nismën për “Paqe Fiskale”, që parashikon fshirjen e detyrimeve tatimore të akumuluara prej më shumë se 10 vitesh dhe faljen e pjesshme të detyrimeve 5 deri në 10-vjeçare.

Nisma nuk ishte e papritur, pasi gjithnjë para periudhave zgjedhore, qeveria tenton të bëjë “paqe” me biznesin. Shqipëria ka zbatuar ndërhyrje të tilla të herëpashershme, duke filluar nga viti 2008, kur u falën detyrimet tatimore dhe doganore të prapambetura deri më 31 dhjetor 2007, apo në 2014-n, (kur u falën gjoba dhe kamatëvonesa për tatimpaguesit që kryenin pagesën e principalit deri më 31 dhjetor 2014, me synim formalizimin e borxheve tatimore dhe falje administrative).

Tentativat e herëpashershme të viteve të fundit për një amnisti fiskale dhe administrative për deklarimin e fitimeve të paregjistruara nuk kanë arritur të bëhen realitet, për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme të institucioneve financiare, duke detyruar qeverinë ta “fshehë” amnistinë nëpërmjet paqes fiskale.

Edhe kjo nismë nuk iu shmang debatit të përhershëm të dëmit moral, që shkaktojnë këto lloj lëvizjesh, pasi stimulon evazorët dhe fshehjen e detyrimeve, sikurse dekurajon tatimpaguesit e rregullt dhe që kanë paguar detyrimet.

Historia e vërteton këtë shqetësim. Në fund të vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në afat kap vlerën e 162,5 miliardë lekëve, apo rreth 1,6 miliardë euro, me rritje prej 4.7% në krahasim me vitin e kaluar.

Por, paqja duket se u shua menjëherë pas zgjedhjeve, ende pa nisur. Vendin e saj e zuri “lufta”. Bizneset raportojnë se kontrollet e inspektorateve të Punës apo Shëndetësore, që ishin qetësuar muajt e fundit, kanë rifilluar vrullshëm.

Administrata Tatimore mori së fundmi akses të menjëhershëm në informacionin mbi mjetet e regjistruara, që do të mundësojë monitorimin e të dhënave në kohë reale, me qëllim mbledhjen e borxheve tatimore, duke paralajmëruar intensifikim të procesit të mbledhjes me forcë të detyrimeve.

Që Shqipëria ka një nivel të lartë evazioni, ky nuk është një sekret. Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizneset dhe individët kanë ardhur në rritje në vlerë vit pas viti, por në raport me madhësinë e ekonomisë, janë luhatur që pas vitit 1998, në kufirin e 26-28% të PBB-së.

Ky nivel është shumë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 40% e PBB-së, apo dhe se vendet e tjera të rajonit (me përjashtim të Kosovës), që luhaten në 34-40% të PBB-së. Informaliteti më i lartë mbetet në tregun e punës, me të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore që nuk e kalojnë 6% të PBB-së, sa gjysma e mesatares europiane.

Format për të luftuar evazionin janë të shumta, por as lufta dhe as paqja fiskale, që japin mesazhe të kundërta te tatimpaguesit, nuk hyjnë në to. Forcimi i administratës tatimore nëpërmjet dixhitalizimit të sistemit të faturimit dhe raportimit financiar rrit transparencën dhe ul hapësirat për shmangie.

Po ashtu, zgjerimi i bazës së tatimpaguesve, veçanërisht në sektorin informal, dhe ofrimi i stimujve për deklarim vullnetar, janë mjete të efektshme. Legjislacioni i qëndrueshëm, një sistem i thjeshtuar me pak shkallë tatimore, procedura të lehta deklarimi dhe pagesash dhe rregulla të qarta ndihmon në uljen e kostove të përputhshmërisë për bizneset dhe individët. Kjo i bën më të lehta respektimin e detyrimeve tatimore dhe redukton nxitjen për shmangie.

Edhe Qeveria duhet të japë një mesazh të fuqishëm kundër evazionit fiskal dhe në favor të përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore duke treguar në mënyrë të qartë dhe transparente se si taksat shndërrohen në shërbime publike konkrete dhe cilësore.

Kjo kërkon që të ardhurat nga taksat të administrohen me efikasitet, integritet dhe transparencë, duke u orientuar drejt përmirësimit të infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale. Sa më i lartë shpërdorimi, nëpërmjet koncesioneve jo eficiente, korrupsionit në tendera, lejimit të evazionit, aq më e fortë do të jetë dhe “rezistenca” e bizneseve dhe individëve.

Vetëm kur qytetarët shohin se kontributi i tyre tatimor përkthehet në përmirësim real të jetesës, kjo do të rrisë besimin në shtet dhe do të zvogëlojë motivimin për shmangie fiskale. Për momentin, shenjat janë që “lufta” ka për të vazhduar deri në “paqen” e zgjedhjeve të radhës. /Marrë nga Monitor.al. Titulli origjinal: Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI