Flash

Dy turistë anglezë bien nga ‘Jet Ski’, një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë

Lapsi.al 1 June 2025
Dy turistë anglezë bien nga ‘Jet Ski’, një i vdekur

Dy turistë nga Anliga u aksidentuan rëndë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku njëri humbi jetën, kursë tjetra ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar, dy turistët janë me shtetësi angleze, ndërsa ngjarja ka ndodhur teksa bënin manovrime me ‘Jet Ski’ në det. Policia thotë se 34-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit lundrues, duke bërë që të pësojnë dëmtime.

Si pasojë, i riu ka humbur jetën ndërsa dyshohet partnerja e tij, 31-vjeçarja po me shtetësi angleze, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues ‘Jet Ski’, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me ‘Jet Ski’, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të këshilluara

Vrasje për gjakmarrje në Lezhë

Vasje për gjakmarrje në Lezhë. Pjetër Kaza u ekzekutua në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga familjarët. Ngjarja...

10:28

Video / PSG dërrmon Inter në 45 minuta

PSG merr një avantazh të fortë pas pjesës së parë në finalen e Champions League kundër Inter. Skuadra e Luis Enrique ka shënuar dy gola në çerekorëshin e parë m...

22:14

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI