Flash

Miley Cyrus reagon ndaj romnacës së Billy Ray

Lapsi.al 1 June 2025
Miley Cyrus reagon ndaj romnacës së Billy Ray

Miley Cyrus po feston dashurinë në jetën e babait të saj, Billy Ray Cyrus.

Në një intervistë për The New York Times të publikuar të shtunën, më 31 maj, këngëtarja 32-vjeçare tregoi se marrëdhënia e saj me artistin është përmirësuar. Ajo foli gjithashtu për romancën e tij të re me aktoren Elizabeth Hurley.

“Besoj se koha është gjithçka. Kam filluar t’i respektoj prindërit e mi si individë, jo vetëm si prindër — sepse nëna ime e ka dashur babanë për gjithë jetën e saj, dhe mendoj që të jesh i martuar me dikë nga industria e muzikës pa qenë pjesë e saj, është jashtëzakonisht e vështirë,” tha Miley.

Ajo shtoi se ka ndjerë dhe përvetësuar një pjesë të dhimbjes së nënës së saj: “E ndjeva si timen, sepse atë e lëndoi më shumë sesa mua si e rritur. Mora shumë nga dhimbja e saj.”

“Por tani që nëna ime është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj të ri, që unë e adhuroj plotësisht, dhe tani që edhe babai im po gjen lumturi — unë mund t’i dua të dy si individë, jo si çift. Po sillem si një e rritur,” shtoi ajo, duke iu referuar martesës së Tish Cyrus me aktorin Dominic Purcell dhe lidhjes së Billy Ray me Hurley-n, 59 vjeç.

Billy Ray dhe Tish u divorcuan në vitin 2022 pas gati tre dekadash martesë. Çifti u martua në vitin 1993 dhe kanë tre fëmijë së bashku: Miley, Braison dhe Noah. Billy Ray gjithashtu adoptoi fëmijët e Tish, Brandi dhe Trace.

Miley rrëfeu se të pranojë ndarjen e prindërve dhe të shohë përtej saj si një e rritur ishte një proces.

“Në fillim është e vështirë, sepse fëmija brenda teje reagon para se i rrituri brenda teje të kuptojë: 'Po, ai është babai yt, por ai është edhe një person që meriton të jetë i lumtur,” shtoi ajo. “Tani, fëmija brenda meje është pjekur.”

E pyetur se si përballen si familje me dramat që shfaqen në publik, Miley u përgjigj sinqerisht:

“Më pëlqen që bota sot funksionon më shpejt. Në vitet ’90, kur diçka dilte në tabloide, zgjaste një vit. Sot, një lajm zgjat disa orë, pastaj një video virale e në Walmart e zëvendëson.”

“Gjërat që ndodhin në publik mund të jenë turpëruese për personin që po i përjeton, por jo aq për mua,” u shpreh Miley. “Unë përpiqem të jem më e dhembshur ndaj prindërve të mi, sepse më dhemb për ta. Më vjen keq veçanërisht për vëllezërit dhe motrat, sepse ata nuk zgjodhën të jenë në qendër të vëmendjes.”

“Por për mua,” përfundoi ajo, “jam mësuar aq shumë me këtë sa që them: 'Nëse ky është çmimi — të përballesh ndonjëherë me gjykime publike të turpshme — atëherë është një çmim që jam e gatshme ta paguaj për jetën që kemi.'”

 

Të këshilluara

Vrasje për gjakmarrje në Lezhë

Vasje për gjakmarrje në Lezhë. Pjetër Kaza u ekzekutua në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga familjarët. Ngjarja...

10:28

Video / PSG dërrmon Inter në 45 minuta

PSG merr një avantazh të fortë pas pjesës së parë në finalen e Champions League kundër Inter. Skuadra e Luis Enrique ka shënuar dy gola në çerekorëshin e parë m...

22:14

Shefja e UNMIK-ut viziton Mitrovicën

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, vizitoi dje Mitrovicën, ku u takua me drejtues të instit...

10:43

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI