Flash

Sydney Sweeney konfirmon ndarjen nga producenti

Lapsi.al 1 June 2025
Sydney Sweeney konfirmon ndarjen nga producenti

Sydney Sweeney, ka thyer heshtjen lidhur me ndarjen nga i fejuari Jonathan Davino, duke konfirmuar për The Times se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.

E pyetur nëse është ende në përgatitje për martesë, aktorja Euphoria tha thjesht: "Jo." Ndërsa kur iu drejtua pyetja nëse është beqare, ajo u përgjigj: ”Po. Po mësoj shumë për veten, po kaloj kohë me miqtë dhe po e shijoj shumë këtë fazë të jetës”.

Sipas burimeve për People, marrëdhënia mes Sweeney dhe Davino ishte "e tronditur prej kohësh", dhe ndarja ndodhi sepse aktorja dëshiron të përqendrohet te karriera.

“Ajo ndihej e mbingarkuar nga ideja e martesës. Nuk ishte mungesa e dashurisë, por momenti nuk ishte i duhuri për të,” tha një burim pranë çiftit.

Sweeney dhe Davino ishin në një lidhje që nga viti 2018 dhe u fejuan në vitin 2022, por rrallë flisnin publikisht për marrëdhënien e tyre.

Aktorja po përjeton një periudhë të artë në karrierë, me projekte  në zhvillim, përfshirë sezonin e ri të Euphoria, filmin The Housemaid, dhe role të reja si boksierja Christy Martin dhe ylli Kim Novak.

 

Të këshilluara

Vrasje për gjakmarrje në Lezhë

Vasje për gjakmarrje në Lezhë. Pjetër Kaza u ekzekutua në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga familjarët. Ngjarja...

10:28

Video / PSG dërrmon Inter në 45 minuta

PSG merr një avantazh të fortë pas pjesës së parë në finalen e Champions League kundër Inter. Skuadra e Luis Enrique ka shënuar dy gola në çerekorëshin e parë m...

22:14

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI