Flash

Drama e “It Ends With Us” prish miqësinë mes Swift dhe Lively

Lapsi.al 1 June 2025
Drama e “It Ends With Us” prish miqësinë mes Swift dhe

Taylor Swift dhe Blake Lively ende nuk flasin, pavarësisht se Justin Baldoni hoqi thirrjen ligjore ndaj artistes.

Sipas revistës Us Weekly, burime të afërta  kanë pohuar se “ka pasur heshtje totale mes Taylor dhe Blake që kur thirrja u hoq”, duke shtuar se “ato nuk do të vazhdojnë aty ku e lanë për shkak të të gjithë ngarkesës emocionale.”

Gjithçka nisi kur Baldoni e përfshiu Swift në kundërpadinë ndaj Lively, të cilën e akuzon për shpifje dhe shantazh në lidhje me xhirimet e filmit "It Ends With Us". Ai pretendoi se aktorja kishte sjellë në një takim për skenarin  bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds dhe Taylor Swift – të cilët ajo i quante “dragonjtë” e saj – për të ushtruar presion ndaj tij që të pranonte ndryshimet në skenar.

Swift u thirr zyrtarisht në gjykatë në fillim të majit, por përfaqësuesit e saj mohuan çdo përfshirje  në procesin krijues të filmit.

Pak javë më vonë, thirrja u tërhoq papritur, dhe burime për Page Six thanë se babai i Swift, Scott Swift, kishte ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje me avokatët e Baldonit për të shmangur përfshirjen ligjore të këngëtares.

Burimi shtoi se Taylor “ndihet e lehtësuar që kjo është pas saj”, por shtoi se miqësia me Lively nuk pritet të rikthehet së shpejti.

 

 

Të këshilluara

Vrasje për gjakmarrje në Lezhë

Vasje për gjakmarrje në Lezhë. Pjetër Kaza u ekzekutua në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga familjarët. Ngjarja...

10:28

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI