Flash

Ç’ndodhi/ Frattesi u përplas me Inzaghin pas humbjes: Pse nuk më fute në lojë?

Lapsi.al 1 June 2025
Ç’ndodhi/ Frattesi u përplas me Inzaghin pas humbjes: Pse nuk

"Pse nuk më latë të hyja?". Ky ka qenë thelbi i një përplasjeje të ashpër në dhomat e zhveshjes së “Allianz Arena” midis lojtarit të Interit Davide Frattesi dhe trajnerit Simone Inzaghi, pas humbjes 5-0 ndaj PSG-së. “Gazzeta dello Sport” shkruan se mesfushori i ka vënë dorën në sup trajnerit pas 90 minutave në stol në finalen e Ligës së Kampionëve.

Njeriu që shënoi 2 gola vendimtarë kundër Bayern Munich dhe Barcelonës priste një trajtim të ndryshëm, veçanërisht pas momenteve kaq të rëndësishme dhe vendimtare. Davide i kërkoi Inzaghit një shpjegim në lidhje me mungesën e tij në fushë dhe mbajtjes në stol. Konfrontimi verbal megjithatë thuhet se nuk zgjati shumë. Nuk ishte momenti për një shpërthim hidhërimi dhe zhgënjimi, të kombinuar me një humbje në finale si kjo.

Frattesi me 7 gola në 47 ndeshje këtë vit priste më shumë marrje në konsideratë. Nga ky moment është e lehtë të imagjinohen skenarë të ardhshëm. Nëse Inzaghi mbetet në stol, Frattesi do të largohet 100%. Vendimi tashmë është marrë. Nëse trajneri do të ndryshojë, atëherë situata e tij do të vlerësohet. Interi ka me të një kontratë deri në vitin 2028. Ai vlerësohet rreth 40 milionë euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI