Flash

Çfarë është “treni bullgar” që opozita thotë se u përdor nga PS në zgjedhje

Lapsi.al 22 May 2025
Çfarë është “treni bullgar” që opozita

“Treni bullgar” është termi që po përmendet shpesh ditët e hedhur nga kreu i PD-së Sali Berisha dhe përfaqësuesit e opozitës se u përdor si pjesë e manipulimeve në zgjedhjet e 11 majit. Fillimisht ishte një numëruese e Partisë Demokratike në njësinë 9 në Tiranë. Ajo ngriti dyshimin se përse një tufë fletësh votimi ishin palosur në të njëjtën mënyrë dhe kishin votuar të gjitha për Partinë Socialiste.

Më pas përfaqësuesit e opozitës e përdorën këtë term edhe pasi në qendrën e numërimit te “Sami Frashëri” u gjetën disa fletë të cilat kishin ngjyrë pak më të zbehtë se e verdha e fletëve të tjera.

“Treni bullgar” është një skemë e përdorur për herë të parë në Bullgari në vitin 2009, ku qytetarët që shisnin votën, merrnin në hyrje të qendrave të votimit një fletë të plotësuar dhe pasi hynin brenda votonin me fletën e plotësuar dhe dilnin nga qendra me fletë boshe. Fleta boshe plotësohej dhe i jepej një tjetër zgjedhësi.

Me këtë skemë rezultoi në atë kohë se ishin blerë rreth 300 mijë vota, kryesisht nga komuniteti i varfër i romëve të Bullgarisë. "Treni bullgar", deri tani, nga opozita është pretenduar se është aplikuar në Tiranë dhe në Elbasan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bamir Topi: Situata në PD është dramatike!

Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike dhe ish-kreu i shtetit Bamir Topi, gjatë një interviste për Report TV, trajtoi edhe problematikën politike të mospërfaqësimi...

19:24

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI