Flash

Porositi vrasjen e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

Lapsi.al 20 May 2025
Porositi vrasjen e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për

Ka nisur në gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor në mungesë ndaj Bledar Jambellit, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e komisarit Artan Cuku.

Prokuroria paraqiti konkluzionet e saj mbi akuzat ndaj Jambellit, ndërsa u vendos që më 3 qershor në orën 13:30, do të zhvillohet seanca për paraqitjen e pretencës. Më pas do të behet mbrojtja e të pandehurit.

Artan Cuku u ekzekutua teksa po hynte në banesën e tij në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë më datë 8 Prill të 2017-ës. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë duke i marrë jetën.

Për vrasjen e komisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili u kthye në bashkëpunëtorin e drejtësisë dhe rrëfeu se porositësi ishte Bledar Jambelli. Ky i fundit u arrestua në Greqi disa vite më parë, por drejtësia helene refuzoi ekstradimin dhe vendosi ta lirojë nga qelia për ta arrestuar sërish në vitin 2022 në Athinë për një ngjarje të rëndë me pasojë plagosjen e 5 personave.

Hetimi zbuloi se motivi i krimit lidhet me arrestimin e Jambellit në kohën kur Cuku kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI