Flash

Nuk hyri në parlament, Alimehmeti: Nuk e konsideroj veten të sakrifikuar, por gara...

Lapsi.al 19 May 2025
Nuk hyri në parlament, Alimehmeti: Nuk e konsideroj veten të

Kandidati i listës së hapur të PD në Tiranë Ilir Alimehmeti nuk arriti të siguronte një ulëse në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai ishte ‘kokë me kokë’ me Jorida Tabakun, ndërsa siguroi 18055 vota. Mjeku i njohur kërkoi disa orë më parë nga KQZ pamjet filmike të procesit të numërimit të votave. 

"Unë nuk e konsideroj veten të sakrifikuar. Nga ky aspekt do e shohim këtë pikë si një punë që jep një shembull që gjërat edhe bëhen, janë të mundura të bëhen dhe shpejt dhe pa zhurmë, sfera e madhe është raporti që na e dha OSBE ODIHR, PD kishte më shumë mandate për zgjedhje të ndershme, mandatet do të ishin më tepër, nga ky aspekt ne kemi kohën për të diskutuar nëse flasim garë të pabarabartë atëherë pjesa tjetër e çështjes kthehet në rrugë malore përkundrejt pushtetit, paratë.

Brenda hapësirës dhe procedurave është mundësia që kërkohet të shikohet numërimi dhe ballafaqimi me procesverbale dhe si hidhen në sistem. Ndjesitë personale janë më pak të rëndësishme, duhet pasur kujdes, lodhja bën të vetën. S’është një proces as i lehtë, as i shkurtër, KQZ jep numra që ka numëruar më shumë seç ka deklaruar që kanë qenë votues, mundet të ndodhi, ti në dorë i ke, me stilolapsa në duar i ke, zgjedhje pas zgjedhjesh, i dinë njerëzit, s’ka një teknologji që doli në 2025" - tha Alimehmeti. /TCH

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI