Flash

Hapen nesër në KQZ 6 kutitë “e parregullta” të Durrësit dhe Elbasanit

Lapsi.al 19 May 2025
Hapen nesër në KQZ 6 kutitë “e parregullta” të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka urdhëruar pasditen e kësaj të hëne numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21 të qarkut Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan.

“Procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së. Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse” – thuhet në njoftim. 

Në Durrës janë 4 kuti për t’u vlerësuar ndërsa në Elbasan janë 2 kuti “me probleme”.

Këto kuti ishin marrë si të rregullta nga KZAZ-të në momentin e dorëzimit nga qendrat e votimit, por gjatë numërimit janë konstatuar parregullsi. Në bazë të ligjit këto kuti duhet të vlerësohen nga KQZ përpara se të shpallet rezultati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI