Flash

“Vota e Diasporës tregues i asaj që po ndodh”/ Lubonja: Procesi nuk ishte transparent

Lapsi.al 19 May 2025
“Vota e Diasporës tregues i asaj që po ndodh”/ Lubonja:

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “LOG.” në News 24 duke folur për përfundimin e procesit të numërimit të votave preferenciale të diasporës, tha se ky proces nuk është transparent.

Lubonja fajësoi Partinë-shtet që sipas tij, kontrollon shtetin, administratën, ekonominë, që ka në kontroll drejtësinë, krimin e organizuar, pra të gjitha këto bëjnë që zgjedhjet të mos jenë të ndershme.

"Kam thënë që diaspora për një arsye shumë të thjeshtë është tregues e asaj që ndodh në Shqipëri. Partia shtet që kontrollon shtetin, administratën, ekonominë, që ka në kontroll drejtësinë, krimin e organizuar, pra të gjitha këto bëjnë që zgjedhjet të mos jenë të ndershme.

Kur arrin të kontrollohet ky proces dhe vota e Diasporës ishte e qartë, sepse e kam thënë do ketë goditje. Me një kontroll merren votat.

Kemi të dhëna që janë përdorur metoda, por dhe vetëseleksionimi , dikujt i ka shkuar zarfi dikujt jo. Njeriu që merrej me diasporën, ka qenë komisionere e PS, pra kanë njerëzit e tyre gjithandej, ne do të bëjmë këtë analizë" - tha Lubonja. /BalkanWeb

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI