Flash

Aksidentoi për vdekje një të moshuar, arrestohet i mituri në Tiranë

Lapsi.al 19 May 2025
Aksidentoi për vdekje një të moshuar, arrestohet i mituri në

- Një 15-vjeçar është arrestuar në Yrshek pasi ditën e sotme dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar një 82-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. Policia njofton se si pasojë e aksidentit 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Gjithashtu materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI