Flash

Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

Lapsi.al 20 May 2025
Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte

Prej 17 majit profili në rrjetin Facebook i Arlind Qorit, kreu i Lëvizjes Bashkë, e cila fitoi një vend në parlament pas zgjedhjeve të 11 majit dhe 24 mijë e 600 vota në rang vendi, është pezulluar pasi u sulmua me raportime jo të vërteta se është profil i rremë apo imitues.

“Ma kanë kthyer dy herë, herën e parë rreth 30 minuta dhe herën e dytë më pak se 1 minutë, dhe sërish ma kanë pezulluar. Pra tre pezullime rresht”, tha Qori për BIRN. Qori tha se profili i tij ishte i verifikuar nga Facebook dhe kishte shenjën blu të profileve që janë verifikuar dhe që u përkasin personazheve publike.

Për kreun e Lëvizjes Bashkë sulmi ndaj profilit të tij është i organizuar dhe i qëllimtë. “Më gjerësisht, jam i mendimit se një sulm i tillë ka natyrë politike pasi unë jo vetëm jam kryetar i një partie opozitare, por edhe postimet e mia kanë vetëm natyrë politike”, thotë ai. Qori thotë se postimet e tij kanë qenë strikt etike.

Qori tha se dyshonte që forcat pas sulmit ishin të lidhura me pushtetin. “Me sa duket, pushteti i sotëm, i cili është i vetmi që ka burimet për të organizuar sulme të tilla, është mjaft i shqetësuar që një parti si Lëvizja BASHKË do të përfaqësohet në Kuvend”, tha ai, duke përmendur qëndrimet e Lëvizjes kundër korrupsionit dhe oligarkisë dhe fitimin e një vendi në kuvend pavarësisht një gare shumë të pabarabartë.

Kjo nuk është hera e parë që Qori dhe Lëvizja Bashkë janë viktima të sulmeve kibernetike. Më herët gjatë fushatës elektorale faqe anonime në Instagram dhe Facebook përdorën dezinformimin për të sulmuar Qorin, deputetin e zgjedhur Redi Muçi dhe Lëvizjen Bashkë. Sulme të ngjashme u përdorën edhe ndaj forcave të tjera opozitare./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI