Flash

Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së

Lapsi.al 15 May 2025
Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një

Një incident ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, KZAZ nr.30. Sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve u godit nga një vëzhgues i kandidatit të PS, Ornaldo Rakipi.

Shkak për sherrin u bë kontestimi i një vote ku ishin shënuar 2 kandidatë, mes tyre edhe Rakipi. Vëzhguesit e këtij të fundit kërkuan që vota t’i njihej Rakipit. Në konflikt me Sekretarin e KZAZ janë përfshirë 4 persona.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se 2 prej tyre u shoqëruan nga policia.

Ndërkohë nga pamjet që sjell Balkanëeb duket brenda një automjeti edhe një çantë me para. Makina ndodhet brenda perimetrit të KZAZ-së.

Të këshilluara

PS kapërcen 800 mijë votat në zgjedhje

Numërimi i votave, përfshirë edhe ato të diasporës, është shumë pranë fundit. Partia Socialiste nuk ka zhgënjyer sërish në këto zgjedhje, duke marrë mbi 800 ...

15:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI