Flash

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, autori shoqërohet në polici

Lapsi.al 15 May 2025
Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, autori shoqërohet

Një incident i paprecedentë është shënuar ditën e sotme pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, ku vëzhguesi Rei Nozlli është shoqëruar në polici pas një përplasjeje fizike.

Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.

Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, duke sjellë në vëmendje nevojën për qetësi dhe përgjegjshmëri gjatë procesit zgjedhor.

Në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit. Numërimi në këtë KZAZ do të fillojë vetëm pasi të akreditohen numëruesit e rinj.

Të këshilluara

PS kapërcen 800 mijë votat në zgjedhje

Numërimi i votave, përfshirë edhe ato të diasporës, është shumë pranë fundit. Partia Socialiste nuk ka zhgënjyer sërish në këto zgjedhje, duke marrë mbi 800 ...

15:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI