Flash

Gara me Tabakun, Alimehmeti: Do doja që PD të mos diskutonte vetëm për 1 mandat

Lapsi.al 14 May 2025
Gara me Tabakun, Alimehmeti: Do doja që PD të mos diskutonte

Kandidati i PD për deputet në Qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, foli për garën e fortë në listën preferenciale. Ai është kokë më kokë me numrin e votave të Jorida Tabakut dhe po luftojnë për të marrë këtë mandat në qarkun e Tiranës.

Ai tha në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, se do të donte që diskutimi të fokusohej për shumë mandate dhe PD të ishte në garë për shumë nga ato, duke qenë në mazhorancë dhe jo vetëm për një mandat.

“Unë do doja që PD të mos diskutonte vetëm për një mandat, sikurse po diskutohet tani për mua dhe Tabakun. E kam thënë se listat e hapura favorizojnë opozitën, sepse maksimalizojnë votën përmes individëve që janë në atë listë”, tha Alihmehmeti.

I pyetur nëse do të dëshironte ta fitonte ai apo Jorida Tabaku mandatin e deputetit, ai tha: “Është e kotë të them që nuk e dua mandatin dhe nuk kam ambicie ta marr, por ka ende vota për tu numëruar për qarkun e Tiranës, si dy kuti në Kamëz dhe vota të diasporës. Kjo do të thotë se ende nuk ka përfunduar. Çdo kandidat punon për mandatet e forcës politike dhe, natyrisht, edhe për veten”, tha Alimehmeti.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI