Flash

Flamur Noka shpjegon humbjen e PD: U dhanë 10 mijë euro një fisi në Fier

Lapsi.al 14 May 2025
Flamur Noka shpjegon humbjen e PD: U dhanë 10 mijë euro një fisi

Demokrati Flamur Noka ka shpjeguar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e së dielës. Përpara se të hynte në takimin me Drejtuesit Politikë të Qarqeve, Noka tha se janë paguar shuma të mëdha parash për blerjen e votave.

“Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve, por qeverisë. Si shpjegohet që një keqqeverisje shkon lart e më lart, rriten vjedhjet dhe krimi dhe këta shtojnë votat.

Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të ndenjur qytetarët në shtëpi. Më thoshte një miku im, kryetar i një dege, në Selenicë, po e pyesja për një fshat që unë e di që janë të djathtë. I thashë si shpjegohet. I thirra gjithë ditën në telefon, nuk me erdhën. Kur të nesërmen takova njërin nga anëtarët e fisit. Më tha më erdhën dhe me dhanë 10 mijë euro. Më thanë mos dil në votim. 10 mijë euro për fisin.

O ka prova për këto vjedhje o nuk ka për të pasur më kurrë. E patë raportin e OSBE/ODIHR. 100 euro për pensionist dhe falja e gjobave nuk ishte blerje vote? A e patë te komisioni i numërimit të votave se fletët ishin të palosura njësoj dhe me të njëjtin stilolaps të shënuar nga e njëjta dorë” - tha Noka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI