Flash

Rama mban fjalimin e fitores: Shqipëria zgjodhi dritën, jo errësirën

Lapsi.al 14 May 2025
Rama mban fjalimin e fitores: Shqipëria zgjodhi dritën, jo

Edi Rama mbajti një fjalim në sheshin Skënderbej, nga ku shpalli fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Kryeministri nuk i kurseu ironitë për kreun e PD, Sali Berisha dhe opozitës.

“Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapele fake, Shqipëria zgjodhi dritën. Me zërin tonë dhe një radio të vjetër me ca tiki-take, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thenë atë se çfarë është për mua kjo fitore”, u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi se shqiptarët zgjodhën të ecin drejt rrugës europiane dhe refuzuan përçarjen e urrejtjen.

Rama e cilësoi mandatin e katërt të fituar si një mbështetje referendare për Shqipërinë që punon, nuk ndalet dhe synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Shqiptarët zgjodhën dritën e yjeve të Europës dhe jo errësirën e humnerës,” u shpreh Rama, duke theksuar se fitorja është rezultat i besimit të mbjellë tek qytetarët gjatë një fushate 30-ditore.

"Jemi këtu në Sheshin e Skënderbeut për të mbjellur atë që korrëm në zemrat e shqiptarëve. Për 30 ditë shqiptarët gjykuan dhe ata vendosën që të na besojnë ne si PS mandatin e katërt. Ne mbollëm besim tek shqiptarët. Ne mbollëm krenari ende më të madhe për Shqipërinë europiane, prandaj mblodhëm votat e një mbështetjeje referendare. Ne jemi Shqipëria që punon e nuk ndalet. Shqiptarët zgjodhën një vend, që ngjitet në rrugën e BE dhe jo një Shqipëri të nxirë, mbushur me urrejtjes. Shqiptarët zgjodhën dritën e yjeve të Europës dhe jo errësirën e humnerën. Shqipëria zgjodhi kori tonë" - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI