Flash

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer zhvillon sot vizitë zyrtare në Tiranë

Lapsi.al 15 May 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë ditën e sotme Shqipërinë. Kryeministri britanik bashkë me delegacionin e tij do të pritet në takim në orën 10:30 nga presidenti Bajram Begaj. Në orën 12:40 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët mes Starmer dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, sot në orën 13:00, Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën.

Sot pritet edhe nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategjik” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Burime për gazetarin Muhamed Veliu thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023. Katër kolonat e kësaj marrëveshje të re janë:

1. Rritje ekonomike punësim

2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik

3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë

4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.

Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve. Gjithashtu vizita e tij vjen një ditë para zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj. Përveç Starmer në samit marrin pjesë edhe liderë të tjerë europiane, mes tyre edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI