Flash

Rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, Tabaku: Garë e pabarabartë

Lapsi.al 13 May 2025
Rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, Tabaku: Garë e

Kandidatja e PD-së në listën e hapur për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku po ndjek procesin e numërimit të votave preferenciale në shkollën “Hoxha Tahsim” në kryeqytet. Aktualisht Tabaku ka mbetur jashtë parlamentin me renditjen e numrit të votave që ka siguruar deri më tani.

Në një lidhje për emisionin "Log" në News24, Tabaku shprehet se procesi zgjedhor i 11 majit ishte një ndër më të parregulltat që ka parë. Ajo tha se kjo ka qenë garë e pabarabartë si në përballjen me kundërshtatin dhe mënyrën e zhvillimit. Tabaku tha se të jesh grua në listë të hapur dhe të bësh fushatë në 5 bashki të qarkut është strapacuese.

"Falënderoj njerëzit e opozitës që po monitorojnë zgjedhjet, megjithëse PD po humb. Së dyti sa i takon votës së kandidatëve është i shpërndarë, pasi ky proces ka prodhuar një situatë të paparashikueshme, një tendencë vihet re por se parashikojmë dot.

Ka qenë një garë e pabarabartë, si në përballje me kundërshtarin dhe në mënyrën si është zhvilluar. Të jesh në listë të hapur, të jesh grua dhe të bësh fushatë në 5 bashki të qarkut Tiranë është strapacuese. Do të pres deri në fund të bëj komentet.

Këto zgjedhje tregojnë shumë dhe për faktin se Shqipëria edhe pse ka hapur negociatat nuk di të bëjë zgjedhje. Ka faktorë dhe të brendshëm, proceset më të parregullt që kam vënë re. Mesazhi që kam sot është për sakrificën e demokratëve, edhe pse pas 12 viteve në opozitë.", tha Tabaku.

Të këshilluara

Analiza/ Votë Ramës, shuplakë Kosovës

Po, Edi Rama i fitoi zgjedhjet. Por, u humb një shans për t’i rikuperuar raportet Tiranë-Prishtinë, dhe për të llogaritur Kosova në një mburojë politike, ushtar...

22:14

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI