Flash

Nis numërimi për kandidatët në Elbasan, në garë vetëm socialistët

Lapsi.al 13 May 2025
Nis numërimi për kandidatët në Elbasan, në garë

Në të gjitha Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të shtatë bashkive të Qarkut Elbasan ka filluar numërimi i votave preferenciale për kandidatët e listës së hapur të partive.

Duke qenë se PS ka siguruar 10 mandate nga 14 të tilla në këtë qark, interes paraqesin vetëm votat për kandidatët në listë të hapur të këij subjekti politik, teksa 5 ishin në listë të sigurtë. PD ka siguruar vetëm 4 mandate dhe këto i shkojnë listës së sigurtë. Gjithsesi, votat e kandidatëve do të numërohen për statistikë, por edhe në rast se njëri kandidatët e listës së mbyllur tërhiqet.

14 kandidatët e listës së hapur të PS në Qarkun e Elbasanit janë: Agron Gaxho, Desantila Tahiraj, Aulona Bylykbashi, Florenc Spaho, Ela Toçka, Olsi Komici, Saimir Hasalla, Shkëlqim Bullari, Ervina Meta, Geldon Fejzo, Musa Coha, Arlind Kullolli, Sara Mila dhe Luan Duzha.

Këta kandidatë do të përballen me njëri-tjetrin në procesin e numërimit të votave preferenciale, i cili do të përcaktojë renditjen përfundimtare të kandidatëve të PS në listën fituese, bazuar në mbështetjen individuale të votuesve.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI