Flash

Përplasja/ Ç'ndodhi në mitingun e PD në Elbasan (VIDEO)

Lapsi.al 7 May 2025
Përplasja/ Ç'ndodhi në mitingun e PD në Elbasan

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës gjatë mitingut elektoral të PD-së në qytetin e Elbasanit. Një grup personash janë parë të përplasen fizikisht me njëri - tjetrin. Burime jozyrtare nga PD thanë se shkak është bërë një konflikt me rojën e stadiumit, i cili nuk ka lejuar mbështetësit e PD-së të futeshin brenda dhe të hidhnin fishekzjarrë nga tarraca.

Policia nuk ka dhënë ende një informacion për atë që ka ndodhur, por ka konfirmuar se po heton për rrethanat. Mediat raportojnë se në spitalin rajonal të qytetit ka mbërritur i lënduar edhe djali i ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi. Ai ka marrë një çarje në kokë, por pa pasoja serioze. ©LAPSI.al

[video width="360" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/22.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI