Flash

Policia e Kosovës kryen kontrolle në Mitrovicë të Veriut, gjen sërish armë zjarri

Lapsi.al 7 May 2025
Policia e Kosovës kryen kontrolle në Mitrovicë të Veriut,

Policia e Kosovës tha gjatë bastisjeve të kryera mesditën e 7 majit në bodrumin e një ndërtese banimi në Mitrovicë të Veriut ka gjetur armë të ndryshme.

Policia tha se pranoi informacione se në rrugën Kral Petri, në bodrumin e një banese kishte armë. Dhe, me të bastisur atë vend, zyrtarët policorë gjetën tre raketahedhës krahu, dy helmeta balistike, dy çanta ushtarake, një gazmaskë dhe një antiplumb.

“Nuk ka persona të arrestuar dhe policia është duke punuar në identifikim e të dyshuarit apo dyshuarve në këtë rast”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Lidhur me këtë bastisje ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se “terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë”.

Më herët gjatë 7 majit, po në Mitrovicë të Veriut u arrestua një person, dhe gjatë bastisjeve u gjetën armë të ndryshme.

Sipas një njoftimi të Sistemit Prokurorial të Kosovës, gjatë bastisjes u gjet një punishte e armëve në këtë komunë, dhe autoritetet sekuestruan “sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për disa vepra penale, përfshirë importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve, apo materieve plasëse, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë sekuestruar armë.

Në muajin mars u arrestuan 16 persona, përfshirë një polic, për kontrabandë me armë gjatë një operacioni policor të kryer në jug dhe veri të Kosovës. /rel

Të këshilluara

Vrasje në Has, policia kap autorin

Vrasje në fshatin Pla. Sipas policisë, dyshohet se shtetasi Ulje Jaku 41-vjeç ka qëlluar ne arnë zjarri viktimën Rushit Sallahun 34 vjeç. Sipas informacionit...

18:14

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI