Flash

Memorandumi i Kuçit, Rama tregon nesër sa mandate synon të marrë

Lapsi.al 7 May 2025
Memorandumi i Kuçit, Rama tregon nesër sa mandate synon të

Edi Rama do të zhvillojë të enjten pasdite në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në qarkun Vlorë. Pritet që ky të jetë një nga takimet më të mëdha të organizuar ndonjëherë në këtë qytet, me rreth 10 mijë vetë në sheshin ku nis Lungomare.

Më herët gjatë paradites Rama do të jetë në aeroportin e ri të Vlorës ku është parashikuar të ulet avioni i parë teksa ka nisur tashmë edhe faza e testimit të kësaj vepre deri në nisjen e fluturimeve të rregullta. Pjesë e agjendës së kryeministrit është gjithashtu edhe një vizitë në fshatin Kuç të Labërisë, vizitë që ai e paralajmëroi edhe vetë gjatë intervistës te Ylli Rakipi.

Njësoj siç bëri 4 vite më parë në prag të zgjedhjeve, ku përllogariti saktë numrin e mandateve që do të fitonte Partia Socialiste, edhe nesër Rama pritet të bëjë të njëjtën gjë. Për qarkun Vlorë ambicia e PS-së është të fitojë 9 mandate nga 8 që ka aktualisht. Një numër i madh votuesisht nga diaspora janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Skuadra e kandidatëve të PS-së në Vlorë, e kryesuar nga drejtuesi politik Bledi Çuçi, është e rinovuar me emra të rinj.

Të këshilluara

Vrasje në Has, policia kap autorin

Vrasje në fshatin Pla. Sipas policisë, dyshohet se shtetasi Ulje Jaku 41-vjeç ka qëlluar ne arnë zjarri viktimën Rushit Sallahun 34 vjeç. Sipas informacionit...

18:14

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI