Flash

Trump si Meloni/ Po kërkon një vend ku të shkarkojë refugjatët, opsioni Libia

Lapsi.al 7 May 2025
Trump si Meloni/ Po kërkon një vend ku të shkarkojë

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të deportojë emigrantë në Libi, sipas një modeli tashmë të njohur që u aplikua nga kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni në marrëveshje me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe që konkludoi me ngritjen e kampeve-burgje për refugjatët afrikanë në Gjadër të Lezhës.

Sipas The New York Times dhe Reuters, të cilat citojnë zyrtarë që folën në kushte anonimiteti, ushtria amerikane mund të fillojë transportimin e të deportuarve drejt Libisë që nga dita e mërkurë.

Nuk dihet ende se sa emigrantë do të dërgohen në Libi apo cilës kombësi i përkasin personat që administrata mund të deportojë.

Pse në Libi?

Libia është famëkeqe për rrjetin e saj të qendrave të ndalimit të emigrantëve, të cilat organizatat për të drejtat e njeriut i kanë përshkruar si çnjerëzore.

Në një raport të vitit 2021, Amnesty International i quajti këto qendra një “ferr i vërtetë”, ku të ndaluarit përballen me tortura, dhunë seksuale, punë të detyruar dhe madje skllavëri.

Në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Libi, të publikuar vitin e kaluar, kushtet e jetesës në këto qendra janë përshkruar si “të ashpra dhe të rrezikshme për jetën”. Përveç të tjerave migrantët në këto ambiente, përfshirë fëmijët, nuk kanë akses në gjykata emigracioni apo procedura të rregullta ligjore.

Çfarë dihet deri tani

Trump, i cili e shndërroi çështjen e emigracionit një nga shtyllat e fushatës së tij, ka ndërmarrë një aksion të gjerë goditjeje që prej rikthimit në detyrë në janar. Administrata e tij ka ndaluar dhe deportuar mijëra persona, përfshirë dërgimin e të dyshuarve si anëtarë bandash në burgje famëkeqe si në Guantanamo Bay dhe El Salvador.

Një zyrtar i tha Reuters se administrata e Trump ka shqyrtuar disa vende për të dërguar migrantë, përfshirë Libinë. Por nuk dihet ende nëse është arritur një marrëveshje me autoritetet libiane për të pranuar të deportuar të kombësive të tjera.

Departamenti i Shtetit ka lëshuar një këshillë udhëtimi të nivelit 4 për Libinë, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë atje për shkak të krimit, terrorizmit, minave të pashpërthyera, trazirave civile, rrëmbimeve dhe konflikteve të armatosura.

Më herët ishte raportuar se administrata po shqyrtonte edhe Rwandën si vend ku mund të deportohen emigrantë.

Deklaratat

Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha në një mbledhje kabineti në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar:

“Ne po kërkojmë aktivisht vende të tjera që të marrin njerëz nga vende të treta… jo vetëm El Salvadorin. Po punojmë me vende të tjera për t’iu thënë: ‘duam t’ju dërgojmë disa nga qeniet më të neveritshme njerëzore në vendet tuaja, a do ta bëni këtë për ne si nder?’. Dhe sa më larg nga Amerika, aq më mirë që të mos kthehen më pas.”

Sarah Leah Whitson, drejtore ekzekutive e organizatës Democracy for the Arab World Now, shkroi në X (ish-Twitter): “Migrantët prej kohësh trafikohen, torturohen dhe mbahen për shpërblim në Libi. Vendi është në luftë civile. Nuk është një vend i sigurt për të dërguar askënd.”

Aaron Reichlin-Melnick, ekspert pranë American Immigration Council, publikoi në X një foto nga një qendër ndalimi në Libi dhe shkroi: “Mos ktheni kokën në anën tjetër. Kështu duken qendrat e ndalimit të migrantëve në Libi. Këtë po bën Trump.”

“Amnesty International i quajti këto vende një ‘ferr’ ku rrahjet janë të zakonshme dhe dhuna seksuale e përhapur. Ka raportime për trafik njerëzor dhe madje për skllavëri.”

Çfarë ndodh më pas

Rruga ligjore mbetet e pasigurt. Një urdhër i Gjykatës së Lartë në prill ndaloi përkohësisht deportimin e një grupi venezuelianësh që administrata i kishte cilësuar si anëtarë bandash. Mbetet e paqartë nëse do të ndërmerret ndonjë veprim ligjor i ngjashëm përpara se të fillojnë deportimet drejt Libisë.

Ndërkohë, raportohet se administrata Trump po eksploron marrëveshje me më shumë vende që janë të gatshme të pranojnë të deportuarit.

Të këshilluara

Java e fundit e fushatës, Euro në pikiatë

Euro është zhvlerësuar ndjeshëm, këtë javë, duke arritur nivelet më të ulët në vitin 2025 kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipëris...

22:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI